Home » Kuriozitete » Gëlltiti monedhën, politikani zbulon si shpëtoi vajzën e tij

Gëlltiti monedhën, politikani zbulon si shpëtoi vajzën e tij

by Thashetheme VIP

Një baba ka zbuluar sesi u hodh në aksion për të shpëtuar jetën e vajzës së tij, pas gëlltitjes së një monedhe.

Politikani skocez Alex Cole-Hamilton tha se la vajzën e tij Darcy duke ndjekur një video në ‘Youtube’ por më pas dëgjoi një tingull të tmerrshëm mbytës dhe pak më pas ajo i tregoi se kishte gëlltitur një monedhë.

Ajo ndaloi së marruri frymë dhe politikani Hamilton filloi ta shpëtonte duke përdorur mësimet e marra nga kursi i ndihmës së shpejtë, 25 vite më parë.

Ai e ktheu vajzën me kokë poshtë dhe e goditi atë 5 herë nga pas.

Pavarësisht se monedha nuk doli jashtë, veprimet e tij ishin të mjaftueshme për ta lejuar Darcyn të marrë frymë sërish.

Menjëherë më pas politikani lajmëroi 999 dhe vajza u transportua në spital. Me ndihmën e mjekëve dhe nën ndikimin e anestezisë monedha u largua nga trupi i vajzës.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!