Home » Sport » Gazeta e madhe franceze: Neymar dhe PSG pajtohen për t’i ndarë rrugët

Gazeta e madhe franceze: Neymar dhe PSG pajtohen për t’i ndarë rrugët

by Thashetheme VIP

Pas dy vjetëve së bashku, ylli brazilian Neymar dhe klubi francez Paris Saint-Germain kanë vendosur të mos shtiren më. Të dy palët janë pajtuar për t’u ndarë, ama pa e ditur sesi ta bëjnë.

Gazeta e madhe franceze “Le Parisien” shkruan se sot, Neymar dhe Paris Saint-Germain kanë vendosur t’i ndajnë rrugët. E përditshmja spanjolle e quan historinë e tyre qesharake, të komplikuar dhe të ngjyrosur, ku palët përpiqen ta fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin që po lulëzon, raporton Gazeta Express.

Kampioni francez ka vendosur t’i ndryshojë gjërat në klub dhe të mos lejojë me sjellje prej ylli.

Këtë e bëri të qartë presidenti Nasser Al-Khelaifi, i cili ditë më parë tha për revistën franceze, France Football, se kush dëshiron të qëndrojë në klub duhet të dëgjojë, kush nuk dëshiron është i lirë të largohet.

Ai e tha troç se PSG-ja nuk e kishte detyruar Neymarin t’i bashkohet klubit më 2017 nga Barcelona për një shumë rekorde botërore ende i pathyer, 222 milionë euro.

“Askush nuk e detyroi atë të nënshkruajë me ne. Askush nuk e shtyu. Ai erdhi i vetëdijshëm për t’iu bashkuar një projekti”, tha Al-Khelaifi.

Një mik i Neymar ka thënë:  “Neymar Junior nuk është ndier i lumtur asnjëherë në Paris”. Për dy vjet, superylli brazilian i ka zhvilluar 58 ndeshje dhe i ka shënuar 51 gola. Ai është përballur me lëndime të shpeshta dhe me kritika të ashpra nga mediat.

Le Parisien thotë se ka informacione se PSG-ja ende nuk e ka pranuar asnjë ofertë për Neymarin, për të cilin kërkon një shumë jo më të vogël se 200 milionë euro.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!