Home » Sport » Futbolli italian rinis me derbin Juventus – Milan, sot vendoset finalisti i parë i Kupës

Futbolli italian rinis me derbin Juventus – Milan, sot vendoset finalisti i parë i Kupës

by Thashetheme VIP

Pas tre muajve pauzë, futbolli italian rinis me një derbi , pasi që Juventusi do të përballet me Milanin në gjysmëfinalen e së premtes të Kupës së Italisë, për ta vendosur finalistin e parë të këtij sezoni në Kupë.

Juventusi dhe Milani u ndanë me barazim 1:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në shkurt, në San Siro, ndërsa asnjëra skuadër s’ka luajtur asnjë ndeshje që nga pezullimi i Serisë A në fillim të muajit mars, transmeton Gazeta Express.

Barazimi 1:1 kundër Milanit i kishte dhënë fund ecurisë prej nëntë fitoreve radhazi të bardhezinjve në këtë derbi, megjithatë ata ende cilësohen favoritë në letër për të zënë vend në finale.

Skuadra e Stefano Piolit s’ka arritur ta mposhtë rivalin në Torino që nga viti 2011, megjithatë mund të befasojë me një fitore në Allianz Stadium sot nëse është përgatitur më mirë gjatë javëve të fundit kur kanë rinisur seancat stërvitore.

Një barazim në këtë ndeshje mund ose ta dërgojë ndeshjen në penallti, ose ta vendosë fituesin në bazë të epërsisë së golave të shënuara si mysafirë, pasi që koha shtesë është larguar në mënyrë që të mos rrezikohet gjendja e futbollistëve, të cilët do të duhet të luajnë në shumë ndeshje brenda një afati të shkurtë kohor.

Gonzalo Higuain pritet t’i mungojë Maurizio Sarrit për shkak të një problemi në kofshën e këmbës, ndërsa Aaron Ramsey mund të jetë rikuperuar mjaftueshëm sa të inkuadrohet në lojë nga stoli.

Në anën tjetër, Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në skuadrën e Milanit, ndërsa Theo Hernandez dhe Samu Castillejo janë të suspenduar.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!