Home » Ekonomi » Franca, destinacioni i preferuar i azilantëve shqiptarë, 8040 aplikime në BE në 6M1

Franca, destinacioni i preferuar i azilantëve shqiptarë, 8040 aplikime në BE në 6M1

by Thashetheme VIP

Shqipëria vijon të jetë shteti europian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE. Sipas statistikave që ka publikuar sot Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 3930 persona, apo 3% e totalit të azil kërkuesve në Bashkimin Europian. Gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2018, numri në total i aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët për azil llogaritet 8040.

Franca rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1495 aplikues.

Në vend të dytë për numër të lartë aplikuesish, ndryshe nga tremujorët e kaluar renditet Greqia, me rreth 20% të kërkesave për azil apo 800 aplikues.

Ndërsa në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë tremujrit të dytë kanë aplikuar për azil rreth 500 shqiptarë, apo 13% e totalit.

Gjatë tremujroit të dytë të 2018-s në të gjithë Bashkimin Europian u regjistruan 136,700 azilkërkues për herë të parë. Krahasur me një tremujor më parë, numri i azilkërkuesve në BE u rrit me 4%. Në T1 të këtij viti aplikuan për azil rreth 131400 azilkërkues.

Numri më i lartë i azilkërkuesve vjen nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Ndërkohë që këtë tremujor numër të lartë aplikuesish për herë të parë ka edhe Venezula, vend i cili po përjeton një krizë të fortë ekonomike.

Pjesa më e madhe e aplikimeve janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Greqi. Ndërsa Eurostat raporton se afërsisht 1 milion aplikime për azil janë ende në pritje. Monitor


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!