Home » Sport » FOTOT/ Maradona “Zot” i Argjentinës, gati kartmonedha me vlerë 110 euro me portretin e tij

FOTOT/ Maradona “Zot” i Argjentinës, gati kartmonedha me vlerë 110 euro me portretin e tij

by Thashetheme VIP

Grupi i mazhorancës në Senatin e Argjentinës ka propozuar një tjetër nismë për të kujtuar figurën e të madhit Diego Armando Maradona. Senatorët argjentinas kanë propozuar që 50% e kartëmonedhave nga 1000 pesos (110 euro) që do të realizohen gjatë vitit 2021, t’i kushtohen mitit të futbollit botëror.

Sipas tyre, kartëmonedha duhet të ketë nga një anë fytyrën e futbollistit dhe nga ana tjetër momentin e shënimit të golit ndaj Anglisë, në vitin 1986, që cilësohet si një ndër golat më të bukur të të gjitha kohërave.

Krahas kësaj nisme, është propozuar edhe krijimi i një koleksioni pullash postare që kujton momentet më të veçanta të Maradonës.

Sipas tekstit të propozimit në Senat, “karriera e jashtëzakonshme e tij, ku nuk munguan edhe limite dhe gabime, e fusin Maradonën në kontekstin e traditës së heronjve të tragjedisë greke. Personazhi i tij përmban të dyja dimensionet e çdo krijimi artistik”.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!