Home » Politike » FOTOT/ Kush është studentja simpatike, që ishte në krah të Ilir Metës

FOTOT/ Kush është studentja simpatike, që ishte në krah të Ilir Metës

by Thashetheme VIP

Presidenti Ilir Meta kishte në krahun e tij gjatë manifestimin në bulevard, disa personazhe të njohura, mes tyre edhe një vajzë simpatike.

Ajo quhet Oneda Skënderi dhe është student e drejtësisë. Oneda u bë e njohur gjatë protestës së studentëve. Por këtë të hënë, ajo tha se ka dalë të mbrojë vendin si një idealiste.

“Sot jam këtu jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike, por si një e re idealiste që nuk do ta braktisë vendin për shkak të paaftësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve. Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë. Të lësh vendin pa Gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufijtë. Të mos lësh funksionimin e tre sistemeve është të kalosh kufijtë, të intimidosh mediat, të mos ofrosh shpresë për familjet shqiptare, të rinjtë shqiptarë është të kalosh kufijtë.Ndaj jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet dhe do dëgjohet medoemos”, u shpreh ajo.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!