Home » Thashetheme » Fotot/ Koronavirusi i ka shkaktuar shumë telashe, Meghan Markle e ka zemrën e thyer

Fotot/ Koronavirusi i ka shkaktuar shumë telashe, Meghan Markle e ka zemrën e thyer

by Thashetheme VIP

Meghan Markle është rikthyer në Los Anxhelos prej disa kohësh, por ajo nuk ka mundur do që të takojë të ëmën edhe pse jeton 17 km larg.

Dukesha e Suseksit dhe Princi Harry janë vetizoluar që kur u kthyen nga Vankuveri dhe janë këshilluar që të mos takohen me 63 vjeçaren, gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa asaj i është ndaluar të takojë mamanë, ka vendosur që të merret me aktivitetet e saj filantropike dhe nuk ka ndërmend që ti rikthehet aktrimit.

Tashmë, të dy kanë nisur kërkimet për një banesë të përhershme, ndërsa aktualisht jetojnë në një vilë në periferi të Los Anxhelosit, të survejuar.

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, Meghan ndihet zemërthyer që nuk po arrin të takohet më të ëmën, e duket se kjo do të vazhdojë për disa javë, nisur nga situata që SHBA po kalon, me pandeminë që vazhdon të përhapet e të shkaktojë viktima.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!