Home » Sport » FOTO/ E dini pse nuk lejohen avionët të fluturojnë mbi shtëpinë e Lionel Messi-t?

FOTO/ E dini pse nuk lejohen avionët të fluturojnë mbi shtëpinë e Lionel Messi-t?

by Thashetheme VIP

Kur presidenti i kompanisë ajrore Vueling, Javier Sanchez-Prieto, rastësisht përmendi gjatë një interviste se aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e yllit të Barcelonës, Leo Messi, kjo gjë ngjalli debat në rrjetet sociale.

Kjo pasi njerëzit kërkonin të dinin arsyen se pse kjo ndodh. Sanchez-Prieto ishte duke e shpjeguar planin për ta zgjeruar aeroportin El Prat të Barcelonës dhe rastësisht theksoi se arsyeja ishte: “Sepse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Leo Messi-t”.

Komenti morri vëmendje të madhe me shpejtësi në rrjetet sociale, me njerëzit që kërkuan të verifikojnë deklaratat e Sanchez-Prieto, se pse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Messit. Siç pritej, përgjigjja ishte e shpejtë, aq e shpejtë saqë Messi nuk kishte nevojë të fliste.

Kapiteni i Barcelonës jeton në komunën e Gavas, rreth 25 km larg Barcelonës dhe brenda Parque Natural del Garraf, një zonë e mbrojtur nga legjislacioni spanjoll mjedisor dhe që përmban florën dhe faunën e rrezikuar.

Prandaj, aeroplanët që mbërrijnë dhe largohen nga El Prat duhet të bëjnë një shmangie të vogël në Mesdhe për të anashkaluar zonën.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!