Home » Sport » Eto’o: E dua Guardiolën si trajner, jo si person

Eto’o: E dua Guardiolën si trajner, jo si person

by Thashetheme VIP

Ish-futbollisti i famshëm, Samuel Eto’o, e ka rikujtuar kohën kur kishte punuar me trajnerin Pep Guardiola në Barcelonë, duke thënë se atij i pëlqen spanjolli si trajner, mirëpo jo personaliteti i tij.

Eto’o kishte qenë pjesë e Barcelonës për pesë vjet, nga viti 2005 deri në vitin 2009. Pep Guardiola e mori drejtimin e klubit katalonas në sezonin e fundit të Eto’os në Camp Nou, sezonin 2008/09, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i kishte shënuar 94 gola në 147 ndeshje për Barcelonën në katër sezonet para se Guardiola të emërohej në pozitën e trajnerit. Pastaj i shënoi 36 gola në 52 ndeshje për tani trajnerin e Manchester Cityt.

Barcelona i fitoi titujt e Ligës së Kampionëve e të La Ligës në sezonin 2008/09, mirëpo pasi që Lionel Messi po bëhej gjithmonë e më i rëndësishëm për skuadrën, Eto’o u shit në Inter, si pjesë e një marrëveshjeje që e solli Zlatan Ibrahimovicin në Camp Nou.

“Unë e dua atë si trajner, por jo si person. Kam mësuar të luaj futboll me të. E interpretoja atë më mirë sesa kushdo tjetër”, ka zbuluar Eto’o në Samitin Global Akademik të Shkencës dhe Performancës në Futboll.

Para disa muajve, Eto’o kishte bërë të ditur se beson se Guardiola e trajtoi keq dhe sugjeron se ai, jo Lionel Messi, ishte arsyeja kryesore pse Barcelona pati aq shumë sukses në atë sezon.

“Pep ka jetuar të gjithë jetën e tij në Barcelonë, për në vitet që i kaloi në Barçë, ai nuk e kuptonte skuadrën. Ai nuk e jetonte jetën e skuadrës tonë”, ka thënë Eto’o në një intervistë për BeIN Sports.

“Unë i thashë Guardiolës: “Duhet të më kërkosh falje sepse jam unë që ia fitoj ndeshjet Barçës, jo Messi”. Kjo ishte situata atëherë”.

“Messi do të vinte më vonë, mirëpo ju mund ta pyesni Xavin, Andres Iniestan dhe të gjithë të tjerët – ajo ishte epoka ime. Unë ia fitoja ndeshjet Barcelonës dhe Guardiola më kërkonte falje”.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!