Home » Bota » Është 71 vjeçar, por Jagger as që mendon për pensionimin

Është 71 vjeçar, por Jagger as që mendon për pensionimin

by Thashetheme VIP

mick jagger pernsionohetKëngëtari legjendar, Mick Jagger, ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe shpreson që në të ardhmen të incizojë albumin e ri të grupit “Rolling Stones”.

Frontmeni i grupit është pyetur për planet e tij të reja me “Rolling Stones”, pasi më herët është raportuar se ai dhe pjesëtarët tjerë do të organizojnë një turne nëpër Amerikë.

Duke mohuar çdo mundësi për pensionim, 71-vjeçari ka thënë se për momentin nuk është duke menduar për pensionimin, por për turneun e ardhshëm, transmeton koha.net.

“Jo, për momentin nuk jam duke menduar për pensionim. Po mendoj për turneun e ardhshëm. Nuk e kam mendjen te pensionimi. Jam duke planifikuar turneun e ardhshëm dhe përgjigja ime është ‘Jo’”.

“Ndërkohë do të ishte mirë të bënim albumin e ri me bendin. Kemi këngë të reja të cilat shpresojmë t’i realizojmë”, ka deklaruar Jagger

Burimi: telegrafi.com


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!