Home » Aktualitet » Epidemia e koronavirusit: 16,703 viktima dhe 382,419 të infektuar në të gjithë botën

Epidemia e koronavirusit: 16,703 viktima dhe 382,419 të infektuar në të gjithë botën

by Thashetheme VIP

Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19 vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën.

Sipas ëordometers.info numri i viktimave ka shkuar në 16,703 dhe ai i të infektuarve në 382,419.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 102,513.

Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 6,077 viktima dhe 63,927 të infektuar.

Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm.

Kina ka pasur ulje te rasteve me Covid-19 dhe pas 5 ditësh pa asnjë rast të ri, sot u raportua për një pacient të infektuar në Huberi. Derri më tani janë regjistruar 3,277 viktima dhe 81,1714.

Edhe në Spanjë situata paraqitet e rëndë. Numri total i viktimave ka shkuar në 2,311 dhe i të infektuarve në 35,136.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

Ndërkohë Covid-19 ka prekur edhe Shqipërinë ka janë regjistruar 4 viktima dhe 104 të infektuar.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!