Home » Sport » “Ekipi i Egbosë është më në ekuilibër, unë kam qenë agresiv”, Mema ngre alarmin: Në ndeshjet e fundit në Shqipëri bëhen… aleanca

“Ekipi i Egbosë është më në ekuilibër, unë kam qenë agresiv”, Mema ngre alarmin: Në ndeshjet e fundit në Shqipëri bëhen… aleanca

by Thashetheme VIP

Ish-trajneri i Tiranës, është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”. 48-vjeçari analizoi fillimisht triumfin e bardhebluve në supersfidën ndaj Kukësit, duke u shprehur:

ARDIAN MEMA:

“Mendoj që Tirana kohët e fundit ka qenë një ekip që ka fituar shumë ndeshje, mund të pritej fitorja e Tiranës. Kukësi ekip shumë i fortë. E shikoja një ndeshje episodesh, kush do shfrytëzonte gabimet mund të fitonte ndeshjen. Tirana e kërkoi më tepër në ¾ e fushës, por nuk kishte forcë goditëse. U treguan shumë të durueshëm dhe treguan karakter sportiv të fortë. E kërkuan dhe golin dhe rezultatin.

Unë jam një person i shtëpisë. Jam lindur e rritur te Tirana. Më bëhet qejfi shumë për Egbonë, është shoku im i vjetër që kemi luajtur bashkë. Këtë gëzim ai e ndan edhe me mua. Tirana ka bërë një fazë fantastike duke i fituar të gjitha ndeshjet përveç Korçës. I kanë merituar. Egbo kanë bërë punët e veta. Në ndryshim me mua, ekipi i Egbosë është më në ekuilibër. Unë kam qenë më agresiv.

Bën shumë mirë pjesën që mendon për rezultatin, jo se nuk e kam menduar vetë. Ky mund të jetë ndryshimi. Futbolli është dhe fat. Shumë ndeshje Tirana i ka fituar dhe në momentet e fundit. Është akoma herët për të folur, ka ndeshje shumë të forta dhe ndjekës të fortë. Tirana duhet tani të ruaj kreun dhe ndihet në presion nga ndjekësit. Në ndeshjet e fundit në Shqipëri bëhen edhe aleanca.

Tirana duhet të mendojë vetëm për ndeshjet e vetë. Duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e radhës. Ana psikologjike tek ekipi në prag të derbit është e shkëlqyer. Besoj se do të hyjë e qetë në fushë. Unë i sugjeroj të mos humbasë ne derbi. Nuk fitohet përherë, edhe pse shpresoj. Duhet të ruaj trendin e rezultateve të mira. Duhet vetëm të mos humbasë, pavarësisht si do dalë.

Kukësi nuk ka ndërtim loje, por i beson shumë 4 individëve. I ka disi të prishura ekuilibrat taktik. Kur nuk ke ndërtim loje, jo gjatë gjithë kohës mund ta sulmosh skuadrën kundërshtare me kundërsulm. Tirana luftoi deri në fund. Statistikat i kishte Tirana. Jo çdo herë ti mund ta fitosh ndeshjen duke ndenjur poshtë dhe të gjesh mundësi me kundërsulm. Një ekip si Kukësi dhe Partizani që pretendojnë titullin, duhet të dinë të ndërtojnë lojën.

Kjo është forca e Tiranës që di të ndërtojë lojën, shkon me forca të shumta dhe ekuilibër. Duhet mbështetja e pjesës poshtë të lojtarëve. Është një lloj sugjerimi për trajnerët. Edhe Partizani ka probleme në ndërtimin e lojës. Nuk mund të shpërbësh grupin fitues. Te Tirana çdo vetë bënin një ekip të ri. Loja e mirë e grupit nxjerr në pa individët e mirë. ” , u shpreh Mema.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!