Home » Kuriozitete » E pabesueshme/ Shihni si jetojnë endacakët e Irlandës

E pabesueshme/ Shihni si jetojnë endacakët e Irlandës

by Thashetheme VIP

Fotografi Xhozef Filip Bevillard ka rreth 10 vite që dokumenton nëpërmjet fotografive jetët e familjeve endacake (travellers) të Irlandës, të cilët jetojnë në komunitete të mbyllura dhe nuk i pëlqejnë të huajt.

Endacakët irlandezë janë një grup etnik të cilët ruajnë tradita të vjetra, e madje kanë një gjuhë të tyren, të quajtur shelta, edhe pse pjesa dërrmuese flet anglisht.

Ata jetojnë kryesisht në Irlandë, por kanë komunitete të mëdha edhe nëpër Mbretërinë e Bashkuar. Popullsia e tyre ka qenë rreth 32.302 në vitin 2016, vetëm brenda Irlandës.

Gjenetikisht, sipas analizave, ata janë irlandezë dhe nuk kanë asnjë lidhje me ciganët Romë. Ata janë një pakicë etnike e Irlandës, ndoshta ndonjë grup nga keltët e vjetër, të cilët janë vendosur në atë rajon prej të paktën 1000 vitesh. ADN-ja e tyre është ndryshe nga të ardhurit e tjerë, nga Norvegjia dhe Islanda.

Endacakët kanë kohë që janë përpjekur të marrin statusin e etnisë nga qeveria irlandeze, dhe më në fund ia dolën në vitin 2017.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!