Home » Sport » “E pa e gjithë Shqipëria, nuk kam çfarë të them unë tani”, Safet Gjici: Unë e thashë edhe për ndeshjen e kampionatit se Tirana fitoi lehtësisht në Ballsh

“E pa e gjithë Shqipëria, nuk kam çfarë të them unë tani”, Safet Gjici: Unë e thashë edhe për ndeshjen e kampionatit se Tirana fitoi lehtësisht në Ballsh

by Thashetheme VIP

Bylis-Tirana u konsiderua nga të gjithë si një estradë, dhe kjo u pa nga sjellja e lojtarëve në fushën e blertë, por edhe nga luhatja e koeficienteve.

Gjithsesi te Tirana e mohojnë me forcë, pavarësisht se pakkush i beson dhe mjafton të futesh në rrjetet sociale të klubit bardheblu, ku tifozët përmes komenteve e konsiderojnë një turp atë që ndodhi. Një ndeshje e tillë nuk i ka lënë shije të mirë Safet Gjicit, presidenti i nderit te skuadra e Kukësit.

Pak kohë më parë kur këto dy skuadra u përballën në kampionat,takim që e fituan bardheblutë, por që u kontestua ashpër nga Gjici. Tani presidenti i nderit i Kukësit foli në lidhje me ndeshjen që u zhvillua në Kupë.

“Po, e pashë ndeshjen, por çfarë doni që t’ju them?! Ndodhi ajo që unë e thashë para pak ditësh. Unë e thashë edhe për ndeshjen e kampionatit se Tirana fitoi lehtësisht në Ballsh.

Tani çfarë mund të them unë tjetër? S’kam çfarë t’ju them. E panë të gjithë. E pa e gjithë Shqipëria, nuk kam çfarë të them unë tani”, ka deklaruar Gjici për Panorama Sport.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!