Home » Sport » Dybala e refuzon Man Unitedin për Interin

Dybala e refuzon Man Unitedin për Interin

by Thashetheme VIP

Kërkesat e Paulo Dybalas për pagë drejt Manchester Unitedit e kanë vështirësuar marrëveshjen për shkëmbimin me Romelu Lukakun. Tani, mediat italiane kanë filluar të raportojnë për një transferim të mundshëm të argjentinasit në Inter.

Sipas shumë lajmeve nga Calciomercato, Rai Sport dhe Tuttomercato, Paulo Dybala nuk e dëshiron shkëmbimin me Romelu Lukakun, që do të dërgonte argjentinasin në Manchester United e belgun në Juventus, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja angleze, The Sun, raporton se Dybala ka kërkuar pagë më të lartë se ajo që Paul Pogba e ka në “Old Trafford”, ndërsa Sky Sport Italia theksoi se ai do të tentojë ta dyfishojë pagën e tij që e ka në Juventus, 7.5 milionë euro në vit.

Por, lajmi që ka marrë më së shumti vëmendje është ai i Corriere dello Sport që pretendon se Interi dëshiron ta shfrytëzojë këtë situatë dhe të tentojë ta marrë Dybalan për vete gjatë këtij afati kalimtar.

Interesimi i Interit për Dybalan nuk është diçka e re, pasi që drejtori i Interit, Beppe Marotta, e kishte sjellë Dybalan në Juventus nga Palermo.

Zikaltrit e shohin ofertën e Juventusit për Lukakun si një ofendim të drejtpërdrejtë, pasi që trajneri Antonio Conte e kishte bërë të qartë që nga fillimi se ai e ka prioritet ta transferojë belgun.

Nëse Dybala ia kërkon Juventusit transferimin në Inter, atëherë bardhezinjtë mund t’ua ofrojnë zikaltërve një shkëmbim me Mauro Icardin, i cili nuk është i dëshiruar nga Conte në skuadrën e Interit.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!