Home » Sport » Dy yje të Kosovës përballen mes vete sot në ligën angleze

Dy yje të Kosovës përballen mes vete sot në ligën angleze

by Thashetheme VIP

Në mesin e 11 lojtarëve të ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e nëntorit janë edhe mesfushori Bersant Celina dhe sulmuesi Atdhe Nuhiu, klubet e të cilëve do të përballen sot mes vete.

Sot në orën 16:00, në kuadër të xhiros së 16-të të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli –  Sheffield Wednesday do të presë Swansea Cityn në shtëpi, stadiumin “Hillsborough”, shkruan Gazeta Express.

Përderisa për Sheffield Wednesday mund të mos jetë titullar sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu, pasi që trajneri Garry Monk preferon të luajë me sulmues të tjerë, mesfushori Bersant Celina është njëri ndër lojtarët më kyç në skuadrën e Swanseas.

Swansea ka gëzuar formë më të mirë në fillim të këtij sezoni 2019/20 të Championshipit, duke i grumbulluar 28 pikë nga 15 ndeshjet e para – tetë fitore, katër barazime dhe tri humbje – që kanë bërë që klubi uellsian të radhitet në pozitën e katërt.

Celina ka qenë titullar në 14 nga këto 15 ndeshje të zhvilluara, ndërsa në të vetmen ndeshje tjetër ai u inkuadrua në lojë nga stoli. Në këto paraqitje, ai ka kontribuar me dy gola dhe një asist, por ka qenë kyç në aksionet e Swanseas.

Në anën tjetër, Sheffieldi radhitet në pozitën e shtatë në tabelën e Championshipit, me 24 pikë të grumbulluara nga 15 xhirot e para të sezonit 2019/20 – prej të cilave shtatë i ka fituar, tri i ka barazuar dhe pesë i ka humbur.

Nuhiu ka pasur rol më të vogël në skuadrën e Sheffield në krahasim me atë të Celinës në Swansea. Nuhiu ka luajtur në 11 ndeshje të Championshipit deri më tani, mirëpo ka qenë titullar vetëm tre herë, pasi trajneri Monk e preferon sulmuesin Steven Fletcher. Në 348 minutat e luajtura këtë sezon, Nuhiu ka regjistruar një gol dhe një asist.

Të dy futbollistët kosovarë – Nuhiu dhe Celina – të hënën do t’i zhvillojnë stërvitjet e para me Kombëtaren e Kosovës, në përgatitje për dy ndeshjet vendimtare me Çekinë dhe Anglinë për kualifikim në EURO 2020 nga Grupi A


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!