Home » Thashetheme » Dy muaj pas ndarjes dhe skandalit të madh të tradhtisë, Nora Istrefi udhëton me ish-burrin

Dy muaj pas ndarjes dhe skandalit të madh të tradhtisë, Nora Istrefi udhëton me ish-burrin

by Thashetheme VIP

Dy muaj pasi muzikanti i njohur nga Prishtina, Robert Berisha, ndau me gjithë ndjekësit e tij në “Instagram” lajmin se martesa e tij me Nora Istrefin ka marrë fund, historia ka marrë tjetër rrjedhë.

“Prive” ka publikuar video dhe foto në aeroport të këngëtares Nora Istrefi, e cila shihet që po udhëton më ish-burrin. Fakt është që ata nuk janë vetëm, por së bashku me motrën e saj, Era Istrefin dhe Dj Red.

Sipas mediave të Kosovës, kjo mund të jetë një rastësi ose çifti i famshëm mund ruajë raporte të mira edhe pas ndarjes. Këngëtari zbuloi se shkak për divorcin ishte bërë mungesa e dashurisë dhe se pavarësisht këtij fakti, ata të dy do të jenë prindër të përgjegjshëm për Reneenë e vogël.

Ndërkohë, në anën e dukshme të skenës ndarja u duk paqësore dhe mjaft e civilizuar, por e vërteta ishte ndryshe. Burime të afërta të çiftit kanë treguar se ata kishin muaj që kishin mosmarrëveshje e zënka dhe në momentin që e bënë fakt ndarjen, kishin kohë që s’jetonin më bashkë.

Të njëjtat burime tregojnë se gjatë këtyre dy muajve, Roberti është shfaqur i penduar te miqtë dhe ka nisur përpjekjet si e si ta bindë Norën për një ribashkim të mundshëm e për ta rikthyer në shtëpi. E duket se bisedimet po shkojnë mirë, nisur nga kjo foto e udhëtimit të tyre të parë në çift pas ndarjes.

Miqtë e tyre tregojnë se gjatë kohës që ishin të ndarë, ata kontaktet i kishin vetëm për vajzën. Shenjën e parë Roberti e dha në “Instagram”, kur nuk u rezistoi dot fotove seksi që Nora Istrefi kishte bërë në rrugët e Prishtinës. Ai i bëri like-t e para ish-gruas, duke bërë që të lindnin dyshimet se marrëdhënia e tyre po merrte tjetër kthesë pas ndarjes.

Ndarja e tyre u shoqërua me hije skandali nga pas. Edhe pse u duk si një ndarje paqësore pas 13 vitesh histori, duket se pas divorcit të këngëtarëve Nora Istrefi dhe Robert Berisha fshihet një skandal i madh tradhtie. Pas statusit shumë dashamirës të Robertit, i cili i shprehu publikisht mirënjohjen partneres së tij për vitet që kishin kaluar bashkë dhe vajzën që solli në jetë, sipas mediave të Kosovës, fshihet një e vërtetë tjetër.

Pas këtij lajmi doli një tjetër, që zbulon tradhtinë e Robertit kësaj here. Burime pranë “Insajder” treguan se këngëtarja e ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin për tradhti dhe natyrisht që ekzistojnë dokumente, pasi në Gjykatë nuk mund të shkohet pa dokumentet bazë që vërtetojnë këtë akuzë.

Këngëtarja ende nuk ka reaguar ndaj aludimeve të shumta, por gazetarët janë gjithmonë në kërkim të arsyes së vërtetë, duke qenë se ndarja e tyre është komentuar ashpër nga fansat. Sipas tyre, martesa është një institucion, për të cilin një çift duhet të sakrifikojë dhe jo të dorëzohet.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!