Home » Shqiperia » Duete hitesh apo fitimesh

Duete hitesh apo fitimesh

by Thashetheme VIP

duete e sukseshmePor koha ka treguar sidomos në verën e shkuar se duetet sollën edhe shuma të majme parash në xhepin e tyre, madje disa artistë anonime deri në kohën që bashkëpunuan me një artiste me emër morën famë saqë nisen të kërkojnë para njëjtë me bashkëartistin që sollën këngën.

Do të jetë sërish stina e dueteve ajo që po vjen kur i referohemi ditëve të nxehta që po vijnë në verë. Nuk është një trend i ri bashkëpunimet, por as edhe jo shumë i njohur vetëm për tregun muzikor shqiptar, pasi edhe artistët më të mirë internacional me një famë botërore bashkohen për të sjellë një super fuqi kur është fjala për një super duet. Por ne kemi një pyetje duetet krijohet për të sjellë një hit apo fitime më shumë, pasi ku do të jetë njëri patjetër që duhet të jetë edhe tjetri artist, pasi kënga persormohet si duhet dhe interpretohet qoftë edhe në play-back e kompletuar. Por koha ka treguar sidomos në verën e shkuar se dutet sollën edhe shuma të majme parash në xhepin e tyre, madje disa artistë anonime deri në kohën që bashkëpunuan me një artiste me emër morën famë saqë nisen të kërkojnë para njëjtë me bashkëartistin që sollën këngën. Ju kujtohet besoj reperi Cozman, deri në momentin që këndoi me Tunën “Fenix” apo siç u njoh në popull “Zogu më i mirë prej krejtve” askush se njihte, por bashkëpunimi i zgjuar i solli jo vetëm famë por edhe para dhe të dashur seksi.
Le ti rikthehemi bashkëpunimeve aktualë, këngë që gazeta jonë mëson se po vijnë në duete, dhe të tjera që sapo kanë ardhur në treg. Po vjen një super këngë në bashkëpunim mes dy emrave shumë të njohura të muzikës shqiptare të cilët siç rrëfeu disa ditë më parë në intervistën për “Bota sot”, këngëtarja Mimoza Shkodra ka qenë shumë e lumtur dhe e kanë pritur një ide të tillë. Kënga mban titullin “Pikë në oqean” dhe vjen me një klip nga ajo me artistin Gena. Një tjetër duet është gati mes reperit 2 Ton dhe këngëtarit Labinot Tahiri, kjo këngë jo vetëm për të synuar tregun si hit, për të qenë në shumë koncerte ku fitiohen para dhe kanë edhe një të përbashkët realizohet si duet është mes dy vendalinjëve. Ndërsa sukses të menjëhershëm morri edhe dueti mes këngëtarit Xhela Abazi dhe reperit të njohur Gold Ag, ku sollën pak ditë më parë këngën “Maturant”, një duet që rezultori shumë i suksesshëm që në start.

Por bashkëpunimi tjetër intersant dhe i ndodhur për herë të parë është ai mes grupit Etnon dhe Adelina Tahirit ku ne mësojmë se kënga mban titullin “Bone sikur n’darsëm”, një titull shumë komercial ky ku artistët synojnë kapjen e tregut veror dhe jo vetëm, duke fituar këtu më shumë është këngëtarja Adelina Tahiri për këtë kombinim të zgjuar. E themi këtë pasi grupi Etnon ka rezultuar me duete interesante dhe me suksesin e padiskutuar siç ishte kënga e fundit me këngëtaren Teuta Selimi. Por duhet janë gati edhe mes arrtistëve të njohur dhe që kanë lidhje familjare si Sabri Fejzullahu dhe Ermali, Ilir Shaqiri dhe Korabi. Por një bashkëpunim që pritet pas një vlerësimi në “Top Fest 12” të ketë edhe një videoklip, është kënga “Shko” një hit tashmë i sjellë në këtë festival nga treshja Ermal Fejzullahu, Ledri Vula dhe Lumi B, ku është bashkëpunimi i dytë i tyre që solli sukses dhe të themi të drejtën shumë para, sidomos në diskot e Diasporës ku treshja pas super hitit “Tavonila’” janë gjithmonë të pranishm të tre. Po para se të vijë stina e nxehtë e verës do të flitte për të tjera duete, por pyetja është se Tuna me Cozmanin a do të provojnë duetin nr 3 së bashku, apo jo?. Suksesi është më i madh në duet, kjo pranohet nga të gjithë, nëse jo me fjalë, kur shohim bashkëpunimin po, por edhe fitimet rriten duke zaptuar me zgjuarsi tregun muzikor shqiptar.

Burimi: Bota Sot


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!