Home » Thashetheme » Duartrokiti e fotografoi pa pushim partneren e Cristiano Ronaldos, ja kush është mashkulli misterioz

Duartrokiti e fotografoi pa pushim partneren e Cristiano Ronaldos, ja kush është mashkulli misterioz

by Thashetheme VIP

Mbrëmjen e djeshme në sallën e Ariston tërhoqi vëmendjen një person që qëndronte pranë futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo.

Ai qeshi, mbajti frymën e tij dhe shpërtheu në duartrokitje të rrëmbyeshme për Georgina Rodriguez sa herë që ajo dilte në skenë.

Mediat italiane shkruajnë se ai është portugezi, Miguel Paixao, një ish-futbollist. Ai është një nga miqtë më të mirë të sulmuesit të Juventusit.

Fotot e tij përkrah Ronaldos ulur në rreshtin e parë në teatrin “Ariston”, teksa qëndron gjatë gjithë kohës me telefon në dorë, kanë çmendur rrjetin. Ai nuk rreshti së shkrepuri foto dhe video gjatë gjithë mbrëmjes.

Ndërkohë në mediat sociale Miguel është komentuar mbi të gjitha për entuziazmin me të cilin ndoqi çdo hap të shfaqjeve të bashkëshortes së Cristiano Ronaldos.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!