Home » Thashetheme » Dua Lipa shpallet artistja më e mirë e vitit në Azi

Dua Lipa shpallet artistja më e mirë e vitit në Azi

by Thashetheme VIP

Dua Lipa ka fituar çmimin për artistën më të mirë të huaj në Mnet Asian Music Awards.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare arrin të jetë artistja më e pëlqyer dhe më e suksesshme e vitit në Azi.

Dua Lipa është shpërblyer mbrëmë me çmimin si artistja më e mirë e huaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e muzikës për vitin 2019 në Azi, përcjell Gazeta Express.

Gjithashtu, këngëtarja ka perfomuar në këtë ceremoni këngën e saj më të re, “Don’t start now”, që është këngë paralajmëruese e albumit të saj të radhës, “Future Nostalgjia”.

Në këtë event Dua është shfaqur në një fustan të shkrutër dhe rozë.

Albumi i ri i Duas do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!