Home » Shendeti » Djegia dhe inflamacioni i fytit, ja si duhet trajtuar

Djegia dhe inflamacioni i fytit, ja si duhet trajtuar

by Thashetheme VIP

Çfarë duhet të hash, të pish dhe çfarë të shmangësh kur ke simptomat e dhimbjes, djegies dhe inflamacionit të fytit? Këto simptoma i ndiejmë më shumë gjatë vakteve dhe është një torturë e vërtetë.

Ekzsitojnë disa ushqime me veti terapeutike në këtë drejtim dhe ato janë:

Xhinxheri: Në formë çaji, ose akoma më mirë i shtrydhur, xhinxheri lufton inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes. Gjithashtu xhinxheri ka edhe veprim antiseptik.

Limon dhe qitro: Për shkak të përqindjes së tyre të acidit, këto fruta mbrojnë mukozën nga bakteret dhe viruset patogjene përgjegjëse për dhimbjen e fytit.

Mjalti: Ashtu si xhinxheri ai njihet për aktivitetin e tij anti-inflamator dhe antiseptik, ka veprim lehtësues sidomos në kombinim me dy ushqimet e para, si për shembull në një çaj.

Kungull, karota dhe perime ngjyrë portokalli e të pasura me vitamina C,A dhe E: në formën e supave krem, ato i ofrojnë trupit disa antioksidante të çmuar për të eliminuar inflamacionin.

Brodo mishi ose peshku

Të pasura me aminoacide esenciale, të nevojshme për të forcuar sistemin imunitar, ato kanë një veprim lehtësues dhe largojnë kongjestionin.

Ushqime që duhen evituar

Nuk ekzistojnë vetëm ushqime të dobishme për luftimin e simptomave të dhimbjes së fytit, por duhen eliminuar edhe një sërë ushqimesh të cilat përshpejtojnë këto simptoma. Këtu bëjnë pjesë kafeja, ushqimet, pikante, alkooli dhe ushqimet e karbonizuara, të cilat kanë një veprim direkt tek mukoza, duke përkeqësuar inflamacionin.

Më mirë të ngrohta apo të ftohta? Si ushqimet shumë të nxehta, ashtu edhe ushqimet shumë të ftohta, dëmtojnë mukozën, prandaj këshillohen ushqime të ftohta të moderuara, për shembull lëngje të shtrydhura, të cilat ofrojnë një lehtësim simptomash në moment. Nuk duhet harruar as roli i çajrave dhe supave (të ngrohta) që furnizojnë trupin me elemente të çmuara dhe forcojnë sistemin imunitar.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!