Home » Kosova » Dhurata Ahmetaj ndahet nga i dashuri

Dhurata Ahmetaj ndahet nga i dashuri

by Thashetheme VIP

dhurata

Ishte muaji tetor kur mediat online raportuan mbi një ndarje të mundshme mes këngëtares Dhurata Ahmetaj nga i dashuri i saj, apo siç e quanin mediat, nipi i Ramushit, Argjent Haradinaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i çiftit, të cilët më pas e mohuan ndarjen. Por këtë herë duket se ata të dy e kanë seriozisht këtë krisje të romancës. Dhurata dhe Argjenti nuk janë më bashkë, e për të konfirmuar këtë gjë, mjafton të klikohet te profilet e tyre në Facebook, ku shihet se ata të dy nuk janë më miq bashkë. Shkak i kësaj ndarjeje nuk mund të aludohet ndonjë gjë, por Dhurata duket se nuk e gjen rehatinë dhe suksesin të cilin ajo e dëshiron prej kohësh.
Ishte pjesë e studios së Bleros, por nuk arriti të bëjë ndonjë boom të madh. U nda prej tyre dhe vazhdoi si këngëtare e lirë ku realizoi klipin “Bone pa mu”, që rezultoi i pëlqyer, por jo shumë i jashtëzakonshëm. Fansat e krahasuan me JLo dhe që prej atij projekti këngëtarja Ahmetaj nuk ka realizuar ndonjë gjë të re, ndoshta problemet momentale në jetën private po e pengojnë.

Burimi: gazeta express


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!