Home » Shqiperia » Debati mes Antonelës dhe Blerimit/ Ja çfarë ndodhi në prapaskenë

Debati mes Antonelës dhe Blerimit/ Ja çfarë ndodhi në prapaskenë

by Thashetheme VIP

Ditën e djeshme në emisionin Përputhen u transmetua takimi i Aristelës dhe Blerimit dhe sigurisht që nuk kaloi pa debate. Produksioni kërkonte që Antonela dhe Blerimi të kishin një përballje pasi herë pas here ata kishin konflikte dhe ‘kunja’ si në skenë ashtu edhe në parapaskenë.

Antonela e pranoi përballje por menjëherë sa filloi të fliste Blerimi ajo u shpreh se nuk dëshironte t’ia shikonte sytë atij, pasi ndihej shumë e ofenduar nga ai.

“Mos luaj rolin e viktimës. Kjo më ka ofenduar disa herë mua, por unë nuk i kam thënë asgjë. Edhe kjo më ka thënë në prapaskenë mbylle gojën. Kjo i fillon gjithmonë sherret, sepse ose është xheloze ose do të më sulmojë me çdo kusht. Kjo më ka sulmuar gjithë kohës, unë nuk do rri me gojën mbyllur, do i kthej përgjigje. Unë nuk dua t’i bëj njerëzit të ndihen keq dhe nëse ajo është prekur i kërkoj ndjesë. Nuk kam pasur si qëllim ta ofendoj, ishte thjesht një batutë në muhabet e sipër. Megjithatë unë nuk besoj se Antonela është prekur”, tha Blerimi.

Ky debat është transferuar edhe në prapaskenë dhe   Blerimi ka ofenduar Antonelën duke i thënë se është si ato femrat që “rrinë me këmbët hapur”. Për shkak të këtyre fjalëve, Antonela është larguar e përlotur nga studioja dhe ka kërkuar që të mos e ndjekë askush pas. Mirëpo Atdheu, me të cilin ajo e ka rregulluar tashmë marrëdhënien, i ka shkuar pranë për t’i dhënë mbështetje.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!