Home » Shqiperia » Debati i portierit të Partizanit me të fejuarën/ Shpërthen kunati: Si e vetëvratë Aldon?!

Debati i portierit të Partizanit me të fejuarën/ Shpërthen kunati: Si e vetëvratë Aldon?!

by Thashetheme VIP

Kunati i Aldo Teqjes, Redi Veriu, ka qenë kritik me mediat. Disa ditë pas ngjarjes që tronditi opinion në Shqipëri, futbollisti i talentuar që sot luan me Tërbunin, por dikur ishte pjesë e të rinjve të Tiranës, ka akuzuar median se raportoi diçka të pavërtetë.

Në statusin e tij në Instagram, Redi Veriu, që është vëllai i të fejuarës së 24-vjeçarit Teqja, deklaron se të gjithë duhet t’i kërkojnë Aldo Teqjes, pasi ky i fundit ra nga kati i gjashtë dhe u raportua se ishte vetëhedhur pas një zënke me të fejuarën.

“Përshëndetje! Ku jeni o portale dhe media, se nuk e di çfarë t’iu them… Si e vetëvratë Aldon? Dilni kërkoni falje publike se ishte turp”, shkruante Veriu.

Reagimi i Policisë

Vendimin për t’u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në gjendje të rëndë psikologjike e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, policia ka njoftuar se: “Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Panorama


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!