Home » Sport » “Dardanët” do t’i mbajnë sot stërvitjet e radhës në “Fadil Vokrri”

“Dardanët” do t’i mbajnë sot stërvitjet e radhës në “Fadil Vokrri”

by Thashetheme VIP

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta zhvillojë seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” sot në orën 18:00, në përgatitje për ndeshjen e së enjtes kundër Gjibraltarit, që do të zhvillohet në po të njëjtin stadium.

Pas stërvitjeve të para të mbajtura dje, nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes, futbollistët e Kosovës do t’i vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e muajit tetor – fillimisht atë miqësore kundër Gjibraltarit e pastaj atë kualifikuese për EURO 2020 kundër Malit të Zi, raporton Gazeta Express.

Kosova do t’i zhvillojë edhe katër stërvitje të tjera gjithsej këtë muaj – edhe nesër para ndeshjes kundër Gjibraltarit e pastaj edhe tri të tjera para përballjes me Malin e Zi.

Njëjta sikur dy ndeshjet e tetorit, edhe të gjitha stërvitjet e “Dardanëve” do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Agjenda e Kombëtares për ditët në vijim:

8 tetor (sot)
18:00 Stërvitje

9 tetor
17:30 Konferenca për media
18:00 Stërvitje

10 tetor
18:00 Ndeshja miqësore Kosova – Gjibraltari

11 tetor
18:00 Stërvitje

12 tetor
18:00 Stërvitje

13 tetor
18:00 Stërvitje

14 tetor
20:45 Ndeshja Kosova – Mali i Zi


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!