Home » Sport » Conte: Dortmundi na u frikësua

Conte: Dortmundi na u frikësua

by Thashetheme VIP

Trajneri i Interit, Antonio Conte, pretendon se Borussia Dortmundi iu frikësua skuadrës së tij për përballjen mes dy klubeve të mërkurën në Ligën e Kampionëve, të cilën zikaltrit e fituan me rezultat 2:0.

Lautaro Martinez dhe Antonio Candreva shënuan të dy për Interin në “San Siro”, ku skuadra italiane e regjistroi fitoren e parë me trajnerin e ri në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Martinez – të cilit iu mbrojt një penallti në pjesën e dytë të ndeshjes – e shënoi golin e tij të pestë në katër ndeshjet e fundit të Interit, pasi që e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes 22 minuta para se Candreva t’ia siguronte tre pikët Interit për Grupin F.

Kjo ishte fitorja e parë e Interit kundër një klubi gjerman që nga marsi i vitit 2011 dhe Conte tha për Sky Sport Italia dhe Dortmundi pati aq shumë frikë nga skuadra e tij saqë e ndryshoi skemën e lojës.

“Borussia Dortmundi e ndryshoi skemën dhe luajti me pesë lojtarë në vijën e mbrojtjes. Kjo do të thotë se ata na frikësoheshin dhe dëshironin të luanin duke e ndryshuar qasjen për të na u përshtatur neve”, ka thënë Conte.

“Ne ishim përgatitur për një ndeshje shumë më ndryshe, por bëmë punë të mirë që u përshtatëm me lojën. Kur Dortmundi e ndryshoi skemën në 4-2-3-1 pas pjesës së parë, ne u përshtatëm sërish dhe e morëm kontrollin e ndeshjes”.

“Ne ishim përgatitur për t’iu bërë atyre presion në disa zona të fushës dhe ata e ndryshuan skemën, kështu që ato përgatitje s’ishin më të vlefshme. Gjëja më e rëndësishme që unë ua thash djemve është të mos e humbin posedimin e topit në pjesët qendrore të fushës, pasi që në atë pozitë ata i fillojnë kundërsulmet”.

Interi tani i ka katër pikë nga tri ndeshjet e para të Grupit F dhe është ngritur në pozitën e dytë – para Borussia Dortmundit vetëm për shkak të dallimit në gola dhe tre pikë prapa liderit, Barcelonës


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!