Home » Thashetheme » “Çmendet” rrjeti/ Fake news: Pas vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës, Vanessa Bryant ‘vetëvritet’ (FOTO)

“Çmendet” rrjeti/ Fake news: Pas vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës, Vanessa Bryant ‘vetëvritet’ (FOTO)

by Thashetheme VIP

Vetëm pak ditë pasi bashkëshorti dhe vajza e saj ndërruan jetë, në internet është duke qarkulluar një lajm ku thuhet se Vanessa Bryant ka vrarë veten.

Në lajmin që po çmend rrjetin shkruhet se bashkëshortja e Kobe Bryant nuk e duronte dot dhimbjen e madhe të humbjes së dy personave të saj të shtrenjtë, e si pasojë vendosi që të merrte këtë vendim të trishtë.

Që njerëzit ta besonin këtë lajm, fotoja mbante logon e  “BBC News”. Por menjëherë këto fjalë u përgënjeshtruan dhe thuhet se e kanë përhapur vetëm për çështje përfitimesh.

Ka qenë faqja e faktve, “Snopes”, që ka reaguar duke u shprehur se janë thashetheme të pamëshirshme dhe rendit disa fakte. Ata shkruajnë se kjo nuk është një mënyrë e të bërit të lajmeve nga “BBC”, fotoja “RIP” nuk gjendet në portalin e tyre dhe e gjitha ka qenë një montim.

Vanessa është shumë e trishtuar nga humbja e bashkëshortit dhe vajzës, por është duke u munduar që të bëhet e fortë për tri bijat e saj, më e vogla prej të cilave është 7-muajshe.

Ndërkohë kujtojmë se legjenda e basketbollit Amerikan, Kobe Bryant, humbi jetën në një aksident tragjik së bashku me vajzën e tij, Gianna, 13 vjeçe.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!