Home » Sport » Chelsea-Tottenham, nxënësi përballë mësuesit

Chelsea-Tottenham, nxënësi përballë mësuesit

by Thashetheme VIP

Nxënësi përballë mësuesit në një derbi të zjarrtë londinez.

Jose Mourinho rikthehet për të disatën herë si kundërshtar në Stamford Bridge, por këtë herë i ulur në stolin e një tjetër skuadre londineze.

Sot në orën 13:30 java e 27-të e Premier League nis me sfidën Chelsea-Tottenham.

Një duel i drejtpërdrejtë për zonën Champions, me dy skuadrat që vinë në këtë sfidë nga momente diametralisht të kundërta.

Skuadra e Jose Mourinhos ka marrë 3 fitore në 3 takimet e fundit ndërkohë që Chelsea nuk fiton prej 4 ndeshjesh.

Gjithsesi Tottenham ka shpenzuar shumë energji në mesjavë në sfidën që humbi në Champions ndaj Leipzig dhe për më tepër ka 3 mungesa të rëndësishme siç janë ato të Son, Kane dhe Sissoko ndërkohë që Chelsea është disi më i freskët por gjithashtu nuk ka në dispozicion dy lojtarë fantastikë si Pulisic dhe Kante.

Pritet një sfidë me emocione dhe spektakël në Stamford Bridge me Jose Mourinhon që do të kërkojë të hakmerret ndaj nxënësit të tij Frank Lampard për atë humbje 0-2 në fazën e parë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!