Home » Thashetheme » Çfarë po ndodh? Jennifer Aniston vendosi unazën e fejesës prej 500.000 dollarë që i ka dhuruar Brad Pitt (FOTO)

Çfarë po ndodh? Jennifer Aniston vendosi unazën e fejesës prej 500.000 dollarë që i ka dhuruar Brad Pitt (FOTO)

by Thashetheme VIP

Aktorja e famshme, Jennifer Aniston, vijon ende të mbajë unazën e fejesës që i ka dhuruar Brad Pitt dikur.

Mediat e huaja shkruajnë se 51-vjeçarja mendohet se ka mbajtur unazën që kushton plot 500,000 dollarë që i dha aktori me famë botërore, kur u fejuan në 1999-n.

“The Mirror” shkruan se Aniston e kishte unazën edhe te takimi i famshëm me aktorin te ceremonia e çmimeve “SAG Awards”.

Dizajni i unazës shkruhet se bazohet në një palë vathë që Brad i kishte blerë aktores asokohe.

Nuk dihet se pse Jennifer Aniston vazhdon të mbajë unazën e fejesës, por ky veprim ka ngritur dyshimet se ajo ende është e dashuruar pas Brad Pitt.

Ndërkohë “Star Magazine” shkruan se kohët e fundit takimet e tyre janë shpeshtuar dhe ata janë parë shpesh në apartamentet e njëri-tjetrit.

Dhe ndoshta ky detaj i mbajtjes së unazës së fejesës konfirmon këto dyshime.

Vlen të rikujtojmë se mediat e huaja më herët janë shprehur se ata po planifikojnë të bëjnë një dasmë të dytë dhe për këtë po punojnë në fshehtësi.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!