Home » Bota » Brenda super-jahtit të cilin Kylie Jenner e mori me qira për ditëlindjen e 22-të

Brenda super-jahtit të cilin Kylie Jenner e mori me qira për ditëlindjen e 22-të

by Thashetheme VIP

Kylie Jenner do ta festojë ditëlindjen në jahtin që kushton 250 milionë dollarë.

Ylli i reality-shout, Kylie Jenner, do ta festojë ditëlindjen e 22-të në jahtin luksoz që ka kinema, pishina të shumta noti, e shumë të tjera; ndërsa qiraja për një javë është 1.2 milion dollarë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Së fundi ajo është emëruar miliarderja më e re me ‘perandorinë’ e produkteve të grimit “Kylie Cosmetics” që vlerësohet se ka vlerë 900 milionë dollarë.

Kështu që nuk është çudi që Kylie Jenner do ta festojë ditëlindjen në super-jahtin mahnitës në vlerë 250 milionë dollarë, në mënyrë që të vizitonte Positanon në bregun Amalfi me miqtë dhe familjen e saj.

Ylli i Keeping Up With The Kardashians, e cila mbush të shtunën 22 vjet, ka shpenzuar 1.2 milion dollarë për një javë, pasi mori me qira jahtin luksoz, në të cilin mund të marrë dhjetëra të ftuar.

Jahti prej 300 metra gjatësi i quajtur “Tranquility”, posedon 22 dhoma për të ftuarit, tre dhoma VIP, një banjë, kinema, palestër, pishinë, e të tjera.

Për ata që preferojnë më shumë të pushojnë sesa palestrën, ekziston një suitë spa, e kompletuar me sauna, hamam, dushe, pishinë dhe dhomë masazhi.

Kylie padyshim se do ta marrë një suitë të madhe bashkë me të dashurin e saj, Travis Scott dhe vajzën e tyre Stormi.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!