Home » Politike » Beteja me Maduron, Guaido rikthehet në Venezuelë: Protesta masive

Beteja me Maduron, Guaido rikthehet në Venezuelë: Protesta masive

by Thashetheme VIP

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido bëri thirrje për protesta masive pasi njoftoi kthimin e tij në vendin e goditur nga kriza. “U bëj thirrje venezuelianëve të mblidhen në të gjithë vendin nesër në orën 11:00“- shkroi ai në Twitter. Guaido, i cili është njohur si president nga 50 vende, i bëri gjithashtu thirrje presidentit aktual Nicolas Maduro të japë dorëheqjen.

Maduro këmbëngul se është ai presidenti legjitim, dhe mbështetet nga Kina, Rusia dhe Kuba. Nuk është e qartë sesi Guaido do kthehet në Venezuelë dhe çfarë do vendimi do marrë Maduro nëse ai arrin të hyjë brenda në vend. Gjykata e Lartë vendosi një ‘ndalim udhëtimi’ për Guaido pasi ai shpalli presidencën e tij të përkohshme.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA John Bolton shkroi: “Çdo kërcënim ose veprim kundër kthimit të sigurt të Guaido në vend do përballet me përgjigje të fortë”. Ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini tha se çdo veprim ndaj tij do sillte përshkallëzim të tensioneve dhe do përballej me dënim ndërkombëtar. Pasi kaloi kufirin në Kolumbi muajin e kaluar, Guaido vizitoi disa vende të Amerikës Latine dhe takoi zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence në Kolumbi dhe presidentin e ri të Brazilit, Jair Bolsonaro.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!