Home » Thashetheme » Askush nuk e priste/ Pas një kohe të gjatë mungese, Vesa Luma do të bashkëpunojë me këngëtaren e famshme

Askush nuk e priste/ Pas një kohe të gjatë mungese, Vesa Luma do të bashkëpunojë me këngëtaren e famshme

by Thashetheme VIP

Prej disa kohësh, Vesa Luma, nuk është shumë aktive në industrinë e muzikës. Ajo u ka munguar fansave të saj, pasi nuk ka sjellë projekte të reja.

Këngëtarja është shprehur se zhvillimet e fundit në jetën e saj, lëvizja e shpeshtë Shqipëri-Zelandë e Re, e kishin bërë atë të humbte frymëzimin.

Por së fundmi, Vesa i ka surprizuar të gjithë me një njoftim që ka bërë në rrjetet sociale. Duket se tashmë i është rikthyer frymëzimi për këngë të reja.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram, Luma ka njoftuar se për projektin e ri do të bashkëpunojë me këngëtaren e famshme shqiptare, Njomza.

“Çfarë nate. Njomza ishe e mrekullueshme. Çfarë zëri, çfarë performance. Shumë krenare për ty. Mezi po pres për këngën tonë. Po, ajo do të shkruajë një këngë për mua. Ky është lajm”, ka shkruar Vesa krahas fotos ku shfaqet së bashku me Njomzën.

Dy këngëtare janë takuar në Zelandën e Re, teksa Luma ndiqte performancën e Njomzës.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!