Home » Thashetheme » “Arbana, gjëja më e mirë që kam”/ Moderatorja ngacmon Eduart Grishajn, ja reagimi i tij (Foto)

“Arbana, gjëja më e mirë që kam”/ Moderatorja ngacmon Eduart Grishajn, ja reagimi i tij (Foto)

by Thashetheme VIP

Mbrëmjen e kaluar, regjisori Eduart Grishaj prezantoi për të gjithë publikun premierën e filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, film i bazuar në histori të vërtetë që hedh dritë mbi realitetin në Malësinë e Madhe.

I ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Eduarti shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët dhe miqtë që e kanë mbështetur, pasi suksesi i këtij projekti i jep më shumë vullnet për të ecur përpara.

Teksa Bieta nisi ta ngacmonte për deklaratën e mbrëmshme gjatë premierës, ku e cilësoi partneren e tij Arbana Osmani si gjënë më të mirë që ka, Grishaj preferoi të mos përsëriste fjalët, por theksoi se Arbana është edhe kritikuesja e tij më e madhe.

“Përveç asaj që kam thënë, se s’dua ta përsëris, Arbana është opozitarja ime më e madhe dhe ajo që bën kritikat më të mëdha. Normalisht është reciproke marrëdhënia e punës me Arbanën te kritikat ndaj njëri-tjetrit, ashtu sikurse bashkëpunimi që ne kemi te projektet që përkrahim njëri-tjetrin”, u shpreh ai.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!