Home » Bota » Adele njofton se është ndarë nga bashkëshorti

Adele njofton se është ndarë nga bashkëshorti

by Thashetheme VIP

Këngëtarja e njohur, Adele, është ndarë nga burri i saj, Simon Konecki. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një deklarate përfaqësuesit e saj, Benny Tarantini dhe Carl Fysh.

“Adele dhe burri i saj janë ndarë. Ata janë të përkushtuar që ta rrisin djalin e tyre së bashku dhe me dashuri. Si gjithmonë, ata kërkojnë që të respektohet privatësia e tyre. Nuk do të ketë komente tjera”, thuhet në deklaratë.

Adele e lindi djalin e saj, Angelo, në vitin 2012.

Superylli britanik e ka mbajtur larg medieve jetën bashkëshortore, por ka konfirmuar se është martuar me Simon Koneckin kur e fitoi çmimin për albumin më të mirë të vitit më 2017.

Ajo e publikoi albumin më të ri në vitin 2015, pjesë e të cilit ishte edhe kënga “Hello”. Kjo këngë kishte arritur sukses në skenat muzikore dhe tregtare, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!