Home » Kuriozitete » A është ky përbindëshi i Loch Ness? Stuhia nxjerr në breg krijesën e frikshme

A është ky përbindëshi i Loch Ness? Stuhia nxjerr në breg krijesën e frikshme

by Thashetheme VIP

Banorët e Aberdeen në Skoci kanë mbetur të habitur mëngjesin e së martës pasi në breg të detit kanë hasur skeletin e një krijese të çuditshme, të cilin nuk kanë mundur ende ta identifikojnë se kujt kafshe i përket.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se skeleti i kafshës misterioze është nxjerrë në breg të detit nga stuhia e fuqishme “Ciara” që ka goditur Britaninë prej dy ditësh.

Fotoja e karkasës u postua në mediat lokale dhe shumë prej komentuesve aluduan që ajo mund t’i përkasë përbindëshit të Loch Ness, krijesës mitike misterioze që ka turbulluar mendjen e qindra personave në histori, por ky dyshim bie pasi Nessie nuk mund të përshtatej dot me ujërat e kripura të detit.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!