Home » Shendeti » A është ky ilaç ‘kura’ e duhur për humbjen e flokëve?

A është ky ilaç ‘kura’ e duhur për humbjen e flokëve?

by Thashetheme VIP

Një adoleshente, e cila vuante nga ekzema, thotë se flokët nisën t’i rriten falë mjekimit për lëkurën.

Mjekët kanë mbetur të habitur nga efekti anësor i papritur i ilaçit të ekzemës, i quajtur Dupilumab.

“Jemi të habitur pasi kësaj paciente nuk i ka dalë qime në kokë që prej moshës 2-vjeçare. Të gjitha trajtimet e tjera nuk e kanë ndihmuar,” thotë Dr. Maryannne Makredes Senna e spitalit të Masaçusetsit në SHBA.

Adoleshentja vuante jo vetëm nga Alopecia Areata, që i shkaktonte tullacllëkun, por edhe nga një ekzemë e fortë që prej kur ishte 7-muajshe.

Pasi nisi të bënte mjekimin me Dupilumab, jo vetëm iu përmirësuan simptomat e ekzemës, por nisën t’i dalin flokët në skalp.

Pas shtatë muajsh trajtim, asaj i kishin dalë një sasi e konsiderushme flokësh.

 


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!