Home » Shqiperia » “400 euro rrogë, 600 këpucët”, Alesia Bami i mbyll gojën ndjekësit: Se kam aq rrogën, mos ma…

“400 euro rrogë, 600 këpucët”, Alesia Bami i mbyll gojën ndjekësit: Se kam aq rrogën, mos ma…

by Thashetheme VIP

Një javë më parë, bëri menjëherë bujë deklarata e moderatores së njohur, Alesia Bami, se mund ta kalonte muajin me 400 mijë lekë të vjetra.

Edhe pse e sqaroi këtë deklaratë, fansat sërish e ngacmojnë bukuroshen në postimet që bën në rrjetet sociale.

Së fundmi, Alesia ka publikuar në “Instagram” disa poza ku tregonte se si po e kalonte të shtunën. Ajo shfaqet e veshur sportive dhe duket si gjithmonë në super formë.

Ndjekësit e saj kanë vënë re atletet e saj, të cilat sipas tyre janë të shtrenjta. “400 euro rrogë dhe 600 patikat”, i shkruan një person.

Alesia e ka lexuar komentin dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje: “Se kam aq rrogën mos ma qaj hallin, thjesht po ta dëgjosh mirë ça kam thënë e kupton”.

Bukuroshja ka treguar pak ditë më parë se jetesën e luksit e fiton përmes reklamimeve dhe nëse do t’i duhet ta shtyjë muajin me 400 mijë lekë, do ta kalonte dhe me aq.

“Po e sqaroj edhe njëherë për ty dhe disa të tjerë si puna jote që nuk e kanë kuptuar. Ajo çka unë thshë ka të bëjë me menaxhimin e të ardhurave. Thashë që edhe nëse “doa na duhet” ta kalojmë me 400 mijë lekë mund ta kalojmë, edhe unë do mund ta kaloja” sepse di ti menxhoj të ardhurat e mia. Pastaj lëre çfarë shihni ju luksin e IG sepse ne personazhet publikë e kemi më të thjeshtë jetesën pasi çdo gjë e zgjedhim me një #tag në insta, pra për luksin që ju shihni ne nuk paguajmë asgjë pasi bëjmë reklamime. Kjo është të jesh real dhe të tregosh si funksionon me shumicën nga ne. Është shumë e thjesht ti rrisim vlerat e vetes e të themi shifra të mëdha!”, shkruante ajo në “Instastory”, pas deklaratës së bujshme.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!