Home » Thashetheme » “4 minuta? Kishim një marrëveshje”/ Zbulohet çfarë e mërziti Alketën në “Sanremo”: Kam… (FOTO)

“4 minuta? Kishim një marrëveshje”/ Zbulohet çfarë e mërziti Alketën në “Sanremo”: Kam… (FOTO)

by Thashetheme VIP

Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, është prej disa ditësh në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së saj si prezantuese në “Sanremo 2020”.

Pjesëmarrja e saj në këtë festival të madh u komentua shumë si në mediat shqiptare, ashtu edhe në ato italiane. Këto të fundit kanë shkruar gjithashtu edhe për një incident që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në natën e 3 të “Sanremos”-s ku prezantoi Alketa.

“Ishte eksplozive. Showgirl e lindur në Tiranë tregoi një njohje të shkëlqyer të gjuhës italiane, mori në dorë gjithë festivalin dhe i vodhi shfaqjen madje edhe prezantuesit Amadeus,” shkruan “Il Messaggero”.

“Ajo foli për ëndrrat e bëra realitet duke treguar besim ekstrem në vetvete. Por duke e mbajtur linjën më shumë se ç’duhet”, vijon shkrimi në këtë gazetë italiane.

E kjo lidhet pikërisht me incidentin që ndodhi mbrëmjen e së enjten në “Sanremo”. “Il Messaggero” shkruan se pas prezantimit të këngëtares që garonte Elodie, Alketa dhe Amadeus dolën nga skena.

Ata të dy kishin harruar që të mbyllnin mikrofonin nga ku u dëgjua: “4 minuta? Por kishim bërë një marrëveshje”. Me pak fjalë prezantuesja shqiptare u qortua për shkak se foli më shumë sesa minutazhi e lejonte, duke tejkaluar afatin e vendosur.

Pas kësaj, Alketa doli sërish në linjë por jashtë skenës këtë herë disa minuta më vonë. Por ishte më e shpejtë në kalimin e linjës.

Ndërsa kur del për herë të dytë në skenën e Ariston, Alketa duket më ndryshme se në fillim dhe si e mërzitur. “Kam pirë një çaj kamomili, kështu që do flas më ngadalë…”, tha ajo kur u shfaq në krah të Amadeusit.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!