Home » Shendeti » 4 gjërat që prindërit e mirë i bëjnë më fëmijët e tyre

4 gjërat që prindërit e mirë i bëjnë më fëmijët e tyre

by Thashetheme VIP

Të jesh një prind i mirë dhe korrekt, padyshim që është një nga përgjegjësitë dhe gjërat më të vështira. Gjithsesi ka një listë me gjëra, që bëjnë prindërit e mirë herë pas herë për fëmijët e tyre. Disa nga to janë:

Ata u japin fëmijëve kohë të lirë– shumë prindër dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë sukses, prandaj fillojnë t’i kontrollojnë ditën dhe aktivitetet e tyre në mënyrë strikte. Aktivitetet  e përcaktuara nga prindërit kanë një ndikim pozitiv, mirëpo edhe negativ tek fëmijët. Ata mund të kenë stres, i cili mund të kaloj në shpërthime emocionale dhe sjellje të dhunshme.

Ata nuk përpiqen të jenë perfekt– prindërit të cilët dëshirojnë të jenë perfeksionistë me fëmijët e tyre, bëjnë një gabim të madh. Duhet që marrëdhënia prindër fëmijë të jetë sa më origjinale dhe spontane.

Nuk përdorin ndëshkime– Shumë prindër e praktikojnë dhënien e dënimeve ndaj fëmijëve, kur ata nuk veprojnë mirë. Ky është një gabim tjetër që shumë prindër e bëjnë, dhe i cili e dëmton shumë këtë marrëdhënie.

Ata krijojnë sa më shumë kujtime– kujtimet e fëmijërisë ndikojnë shumë në zhvillimin e njerëzve. Hulumtimet kanë treguar se fëmijët, që kanë kujtime të lumtura të fëmijërisë, rriten më shëndetshëm dhe janë më të kënaqur me jetën.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!