Home » Aktualitet » “30 persona të zhdukur në Shqipëri, policia ka dalë jashtë loje”

“30 persona të zhdukur në Shqipëri, policia ka dalë jashtë loje”

by Thashetheme VIP

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, bëri një deklaratë të fortë, ku tha se ka 30 persona të zhdukur dhe se policia është jashtë loje.

“Jemi përballë një fenomeni të rëndë. Në qoftë se në periudhën e Tahirit kishim bombat të shpërthimit me celular, jemi aktualisht në një tendencë të re të krimit që është tendenca e rrëmbimit të personave, që është një krim pa bujë, më i “pastër”.

Deri tani flitet për 30 persona të zhdukur, ku kampion është Vlora. Ky është një problem shumë i madh dhe e kemi policinë jashtë loje. Po zhduken njerëzit, si krimi më perfekt që kanë gjetur kriminelët”, tha Dervishi.

 


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!