Home » Kuriozitete » 10 pikturat më të famshme në botë

10 pikturat më të famshme në botë

by Thashetheme VIP

Veprat e artit, që kapin vlerën e miliarda dollarëve dalin në shtëpitë e ankandit, por shumë prej tyre rrinë në muze.

Për të dalë në përfundimin se cilat janë 10 pikturat më të bukura në botë, CNN style pa në Google se kush janë pikturat më të kërkuara në 5 vitet e fundit.

Shihni listën më poshtë:

1.Mona Lisa – me autor Leonardo Da Vinçin dhe mendohet të jetë krijuar gjatë viteve 1503 to 1519. Tani gjendet në Muzeun e Louvre, në Paris.

2.Darka e Fundit – me autor sërish Leonardo Da Vinçin dhe mendohet te jetë krijuar gjatë viteve 1495 to 1498. Keni mundësinë ta shihni në kishën e Santa Maria Delle Graziu, në Milano, Itali.

3.Nata me yje – me autor Vincent Van Gogh është realizuar në vitin 1889 dhe tashmë mund ta gjeni në Muzeun e Arteve Moderne në New York.

4.The Scream – me autor Edvard Munch, u krijua në vitin 1893 dhe tani do të mund ta gjeni në Muzeun e Munch.

5.Guernica – me autor Pablo Picasso, u krijua në vitin 1937 dhe tani gjendet në muzeun Reina Sofia.

6.Puthja – me autor Gustav Klimt mendohet të jetë krijuar në vitet 1907 apo 1908 dhe tani ndodhet në muzeun e Belvedere, Viennë, Austri.

7.Vajza me një vëth perlë – me autor Johannes Vermeer mendohet të jetë krijuar në vitin 1665 dhe tani ndodhet në muzeun e Mauritshuis.

8.Lindja e Venusit – me autor Sandro Botticelli është krijuar në vitin 1485 dhe tani mund ta gjeni në galerinë e Degli Uffizi, në Florence, Itali.

9. Las Meninas – me autor Diego Velázquez është krijuar në 1656 dhe tani gjendet në muzeun e Prados, në Madrid.

10.Krijimi i Adamit – me autor Michelangelo mendohet të jetë krijuar në vitiet 1508-1512 dhe tashmë ndodhet në muzeun e Sistine Chapel, Vatican City.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!