Çiljeta në pishina pa Romeon
Postuar në July 15, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 33 Komente | Lexuar 1,884

Ka lënë pas një axhendë të ngjeshur me koncerte, festivale, klipe dhe plot aktivitete të tjera që kryefjalë kanë këngën dhe i ka lejuar vetes disa momente relaksi. Në fakt, Çiljeta po përfiton nga çdo ditë e lirë për t’u freskuar në pishinat afër Tiranës. Kësaj radhe paparaci ynë e ka zbuluar në një ambient shumë komod pak kilometra afër Tiranës, në kompleksin e quajtur Mai Tai.
Aty Çiljeta nuk ishte me të dashurin e saj Romeon, por me dy shoqe, Skandinada Lalën dhe Lusin, ish të dashurën e Olsit të “Big Brother”. Të treja vajzat kanë shijuar ambientin e mirë të kompleksit Mai Tai dhe jo në fundjavë, por në një ditë mesjave, tamam atëherë kur shumica e njerëzve janë në punë.
Ilva Tare u divorcua zyrtarisht të premten në Gjykatë
Postuar në July 15, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 4 Komente | Lexuar 408

TIRANE – Ilva Tare, gazetarja dhe spikerja e njohur e ekraneve shqiptare i ka dhënë fund edhe ligjërisht martesës me anglezin Majd Nuri Shafiq. Ky ishte vendimi i djeshëm i Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e gazetares. Seancën e djeshme, e cila ishte e dyta në këtë proces, gazetarja e njohur nuk u paraqit, ndërsa kishte pajisur me akt përfaqësimi në mungesë avokatin e saj, i cili u njoh me vendimin.
Ndërkohë, burime nga procesi pohojnë se bashkëshorti i saj, Majd Nuri Shafiq, me kombësi angleze nuk mori pjesë në proces. Tashmë vendimi i zbardhur i gjykatës pritet t’i dërgohet zyrës së Gjendjes Civile për të fshirë nga regjistri lidhjen bashkëshortore midis gazetares Tare dhe Shafiq. Rreth tre muaj më parë Tare paraqiti të njëjtën kërkesë në gjykatën e kryeqytetit, por pas caktimit të gjykatëses që do e shqyrtonte këtë padi, ajo hoqi dorë duke mos u paraqitur.
Rovena Stefa: “Burrë të martuar dashurova”
Postuar në July 15, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 8 Komente | Lexuar 557

Mos u konfuzoni, nuk i ka ndodhur me të vërtetë por ky është titulli i një kënge me të cilën është prezantuar këngëtarja e mirënjohur Rovena Stefa kohët e fundit. Dhe menjëherë bëhemi kuriozë për vargjet: Një grua më mallkoi/Burrin e vet kërkoi/Në atë çast kuptova/Burrë të martuar dashurova.
Kur e mori në dorë këtë tekst të shkruar nga Avni Qahili, Rovena u prek shumë dhe ishte në dilemë nëse do të mund ta këndonte apo jo. Mirëpo më pas vendosi pasi kështu do të ishte më mirë. Por kjo është një nga këngët me të cilat Rovena do të vijë kësaj vere para adhuruesve të saj. Vetëm gjatë verës ajo do të realizojë shtatë klipe. Janë 4 këngë të muzikës popullore dhe tre të muzikës turbo folk.
Futbollisti i famshëm lë futbollin, por jo qejfe
Postuar në July 15, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 3 Komente | Lexuar 388

Jeta e Igli Tares kur kthehet në Tiranë
Me djalin për dore, kopja e bukur e tij, Igli Tare është parë pak ditë më parë në pishinat e kompleksit “Artur” në Tiranë. Paparaci i “Panaorama Plus”, ka fiksuar këtë moment, të përkujdesjes së tij për të birin rreth 4 vjeç, të quajtur Etienne Noel, ndërsa i hidhte peshqirin pas daljes nga pishina rreth drekës. Disa orë plazh i kanë mjaftuar Tares, ndërsa është parë të largohet pak më vonë në shoqërinë e vëllait Genti, dhe ai me vajzën e tij të vogël.
Pushime këto relaksuese për Taren, i cili ndodhej në fakt në Tiranë, për të diskutuar me vëllezërit vendimin më kulmor të jetës së tij futbollistike. I duhet të linte fushën përgjithmonë dhe të niste një tjetër karrierë, atë të drejtorit teknik të skuadrës të Lacios në Itali. Por po e mbante sekret, se para se ta bënte të madhe duhet ta diskutonte gjerë e gjatë me familjen, me të cilët konsumon çdo vendim profesional.
Mandi i Xheraldinës dhe Rezi i “Big Brother” së bashku në pishina
Postuar në July 15, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 14 Komente | Lexuar 884

Armand Peza, i njohur prej shumicës si regjisor dhe pronar i “Geraldina Sposa”, tani njihet nga të gjithë edhe si opinionisti i programit “Big Brother”.
Madje, Mandi spikati edhe për një tipar tjetër, ai i të thënit të mendimeve troç, edhe pse në ekran jo të gjithë kanë guximin ta bëjnë. Tani që “Big Brother” mbaroi, por besojmë se edhe biznesi i tij i fustaneve të nuseve është në rrugë të mbarë, Mandi i ka lejuar vetes disa orë relaksi në një prej pishinave në periferi të Tirans.
Edhe Romina e “Big Brother”-it po shijon verën
Postuar në July 15, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 24 Komente | Lexuar 1,098

Romina duket pak si e tërhequr nga aktivitetet e ndryshme që organizojnë ish-banorët e “Big Brother”. Madje në vizitën e tyre të fundit në Kosovë, ish-banorët tregojnë se një nga personazhet që kërkuan kosovarët ishte edhe Romina, e konsideruar prej tyre si një tip shumë simpatik.
Ndërkohë Romina ka nxituar të shijojë stinën e verës dhe paparaci ynë e gjeti në një nga pishinat e njohura në shoqërinë e miqve të saj.
Rivalet e “Miss Univers” lënë jashtë politikanët
Postuar në July 14, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 18 Komente | Lexuar 513

NHA TRANG, Vietnam – Përtej përqafimeve dhe buzëqeshjeve, 80 vajza të “Miss Universe” konkurrojnë mes tyre në një garë të egër. Por vetëm dy prej tyre, që mund të kishin arsye të mëdha për të qenë kundërshtare, u bënë shumë shpejt mikesha të ngushta.
Miss Kosova dhe Miss Serbia përfaqësojnë një botë që ngrihej mbi ndarje etnike dhe inate të vogla, aq sa njerëzit pyesin kush duhet të flijohet. “Ne jemi mikesha dhe shkojmë ngado së bashku”, tregon Bojana Boric, përfaqësuesja e Miss Serbia. “Ne jemi vajza dhe duam të flasim me të gjithë”. “Miss Universe 2008” që do të prezantohet nga Jerry Springer dhe Melanie Brown, do të shfaqet direkt në NBC dhe miliona shikues nga e gjithë globi do ta ndjekin nga Nha Trang, kryeqyteti i Vietnamit.
ANTONIO BANDERAS, një parfum për bamirësi
Postuar në July 14, 2008 - Kategoria VIP Bota | 3 Komente | Lexuar 86

Parfumi ri për femra i aktorit, Antonio Banderas, do të ndihmojë në ngritjen e fondeve për bamirësi të shoqatave amerikane. Një shishe e shitur e parfumit, “Blue Seduction” për femra, do të thotë një dollar për shoqatat bamirëse, të cilat grumbullojnë para për të ndihmuar luftën kundër AIDS-it.
“Personalisht jam shumë krenar që jam partner i Broadway Cares/Equity Fights AIDS, të cilët përkrahin shumë organizata të fëmijëve dhe të rinjtë në rrezik me programe edukuese, si dhe programe me shërbime sociale për njerëzit e prekur nga HIV/AIDS”, tha aktori i njohur spanjoll që këtë herë emrin e tij e vë në dispozicion të bamirësisë.
Burimi: Gazeta Panorama
Jolie lind një djalë dhe një vajzë
Postuar në July 14, 2008 - Kategoria VIP Bota | 25 Komente | Lexuar 867

Brad Pitt ishte në krah të Angelina Joliet, derisa aktorja lindi një djalë dhe një vajzë gjatë mbrëmjes së të shtunës në spitalin Fondation Lenval në qytetin Nice të Francës.
“Foshnjat janë mirë. Operimi kaloi në mënyrë të përkryer. Angelina është me një gjendje shumë të mirë. Brad Pitt ishte në krah të saj. Ai ishte aty dhe gjithçka shkoi mirë”, ka thënë Dr. Michael Sussmann për magazinën People.
Najada, Poli & Ervisi, ngelin në klasë, fituan famën
Postuar në July 12, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 55 Komente | Lexuar 2,486

Donin të bëheshin të famshëm dhe sakrifikuan shkollën. Ky ka qenë fati i tre prej protagonistëve të reality show-t “Big Brother”, të cilët kanë ngelur në klasë, për shkak të provimeve të mbartura.
Bëhet fjalë për Ervisin, Najadën dhe Polin, të cilët janë që të tre studentë dhe në momentin kur morën vendimin për të marrë pjesë në spektaklin e madh, zgjodhën famën, në vend të shkollës. Duket se tani nuk janë të zhgënjyer për këtë hap që kanë ndërmarrë, madje janë duke përjetuar deri në maksimum pushimet dhe argëtimet e tyre të jetës së natës, duke menduar se në tetor, fama do të vyshket dhe do nisin impenjimet e shumta universitare.
Zbulohet i dashuri i Julindës së “Big Brother”
Postuar në July 12, 2008 - Kategoria Big Brother Albania | 53 Komente | Lexuar 2,405
Ka treguar gjithmonë që është e lidhur me një djalë sidomos nëpër biseda që zhvillonte me banorët e “Big Brother” gjatë kohës kur bëhej spektakli i njohur.
Mirëpo sa herë i kemi kërkuar që të na e tregojë se cili është djali që ka rrëmbyer zemrën e saj, ajo thoshte se jetën e saj private dëshironte të mos e ndante me të
tjerët.
Mirëpo aparatit të fotografit tonë nuk i shpëton asgjë. Dhe ja ku është Julinda me të dashurin e saj Romin. Çifti është kapur duke bërë plazh pak javë më parë në Sarandë.
Dy të rinjtë duket se po kalojnë një periudhë shumë të mirë të lidhjes së tyre kjo mbase edhe për arsyen se Julinda tashmë është bërë e njohur dhe ish banorët e “Big Brother” ftohen shpesh nëpër festa të ndryshme tamam siç trajtohen personazhet VIP që pëlqehen nga të gjithë.
I dashuri i Julindës është një djalë shumë simpatik me sy bojë qielli dhe duket se ata e kalojnë shumë mire ne shoqerine e njeri tjetrit.
Elvana Gjata më e preferuara për kosovarët
Postuar në July 10, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 82 Komente | Lexuar 1,778

“Vetes”, sepse me fustanin e bardhë sipër trupit të nxirë, sensulaiteti nuk mund të fshihet, në klipin e saj të ri. Është fjala për Elvana Gjatën, që duket se ka marrë superxhiro në Kosovë, ku fansat e presin dhe duan si të çmendur.
Tani Kosova është e saj, pohojnë këngëtarët kosovarë për Elvanën, eshe vetë shumë e ndërgjeshme, për suksesin që po shijon pikërisht atje. Madje para dy javësh ajo e publikoi në Kosovë, klipin “hot”, ku nuk ishte fare e nevojshme prania e një imazhi mashkulli, për të plotësuar figurën e saj.
Zajminës i ka rënë në kokë për Cannavaron
Postuar në July 10, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 23 Komente | Lexuar 1,579

Nuk e ndërron me asnjë. I pëlqen fizikisht, dhe kur mendon muskujt e tij, e barkun fibër?! “Do hiqja dorë nga gjithçka për të takuar fizikisht Cannavaron”, ka pohuar Zajmina. Por e sugjestionuar vetëm nga ekrani, siç duket ëndërron ca si shumë, për të qenë pse jo, të paktën vetëm 5 minuta me të e jo më shumë.
Edona Llalloshi, zhvendoset në Durrës me të atin
Postuar në July 10, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 20 Komente | Lexuar 808

Këngëtarja kosovare Edona Llalloshi, ka lënë Prishtinën, për t’u vendosur në Durrës, aty ku kosovarët kanë pushtuar çdo cep. Pas divorcit dhe jetës si beqare, ajo me sa duket ka vendosur t’i kushtohet punës e për më tepër të kënduarit netëve vonë në lokale e bare, për të qenë gjithmonë në formë, e për të marrë kënaqësitë e jetës kështu.
Ai që e shoqëron është i ati, duke u kujdesur në detaje për të, ndërsa ajo këndon në lokalin “Parajsa” në Durrës. Edona Llalloshi, që pas divorcit me bashkëshortin nuk është përfolur më ndonjë lidhje konkrete, vjen shpesh në Shqipëri, ndoshta për t’iu larguar realitetit atje, por pse jo për të bërë dhe plazh.
Çuditen kolegët, deputeti Neranxi në Parlament me motor
Postuar në July 10, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 7 Komente | Lexuar 430

Në këto ditë vape kur deputetët më shumë se të tjerët struken në makinat luksoze me ajër të kondicionuar (kjo edhe për asye të veshjes), Deputeti Nikollaq Neranxi i LSI-së ka bërë një tjetër zgjidhje. Këtë të enjte ai ka braktisur makinën dhe ka mbërritur në oborrin e parlamentit me motor. Në fillim pak veta e kanë vë re meqë deputetët vijnë një nga një në sallë. Neranxi ka hequr kaskën, ka marrë çantën në minibagazhin që ka motori dhe është drejtuar për në parlament.
Si gjithmonë ai ka qenë i veshurme kostum dhe kollare ashtu siç e do vendi i punës, edhe pse motori është një automjet tejet sportiv. Kur ka mbaruar seanca dhe të gjithë deputetët janë drejtuar në makinat e tyre luksoze, Neranxi është drejtuar për tek motori i tij. Të gjithë janë çuditur dhe e kanë pyetur Neranxin pse ka zgjedhur motorin për të lëvizur. Ai është përgjigjur se i ka ardhur shpirti në majë të hundës nga trafiku i rënduar i Tiranës dhe axhenda e ngjeshur e punëve nuk ia lejon të humbasë shumë kohë në trafik.
« Ktheu — Faqja tjeter »




