Rovena Stefa 4000 euro për çdo koncert në diasporë
Postuar në April 11, 2008 - Kategoria Të ndryshme | 7 Komente | Lexuar 281

Edhe pse incidentet e lartpermendura nuk janë të këndshme, ato nuk e kanë penguar këngëtaren për të vijuar me axhendën e saj e cila është si gjithmonë shumë e ngjeshur. Sipas burimeve tona, këngëtarja është çdo fundjavë e ftuar në diasporë pasi prefeorohet ndër të tjera edhe për të kënduarit live. Gjithashtu duket se e gjitha kjo është me mjaft leverdi për këngëtaren e cila nga çdo koncert merr 4000 euro.
Këngëtarja: Nuk është e vërtetë që jam greke, jam krenare që jam shqiptare
Gjithçka ka nisur me një shkrim të botuar pak ditë më parë në një të përditshme. Në një intervistë këngëtarja e njohur tregon që në repertorin e saj kohët e fundit ka futur edhe këngët popullore të Shqipërisë së jugut. Më pas ka treguar se kjo është mëse normale mbasi vetë ajo është nga jugu, nga Fieri. Por mesa duket e gjitha kjo është keqkuptuar pasi jugu i Shqipërisë në kopertinën e gazetës është transformuar në “Greqi”.
Chati i Gazetes Thashetheme V.i.P. - I rinovuar !
Postuar në April 10, 2008 - Kategoria Të ndryshme | 11 Komente | Lexuar 856
Pershendetje,
Duket perdorur kete adress: chat.thashetheme.com ju mund ta perdorni chatin e Gazetes Thashetheme V.i.P. me ekran te plot per te qene sa me komod e i thjesht.
Per cdo problem qe mund te keni na kontaktoni ne thashethemevip@gmail.com
Shqipëria për gjynah
Postuar në April 3, 2008 - Kategoria Të ndryshme | 19 Komente | Lexuar 432

Teksa po afron dita e Festivalit Europian, gjithe mbeshtetja financiare qe i ka dhene RTSH kenges shqiptare kane qene disa fletepalosje. Deri Maqedonia po hedh per promovimin e saj mbi 350 mije euro
Ka nisur të ndjejë ethet e para të asaj që do të ndodhë pas pak javësh në Beograd. Nuk e fsheh frikën e përgjegjësisë së madhe që ka mbi supe për një përfaqësim sa më dinjitoz të vendit të saj. E në momentin që mendon se Olta Boka është vetëm një 16-vjeçare pa eksperiencë në muzikë, ndjesia përligjet edhe më!
Faza përgatitore para nisjes për në kryeqytetin e Serbisë është drejt finalizimit, ndërsa duket se nuk do të ndryshojnë shumë gjëra nga ajo që është bërë edhe gjatë vitit të kaluar. Kompozitori, njëherësh edhe orkestruesi i “Zemrën lamë peng”, Adrian Hila, shpreh rezervat e tij në çështjen e promovimit të këngës nëpër shtete të ndryshme, pasi ky është parë çdo vit si një ngërç që pengon një përfaqësim dinjitoz të vendit tonë në sytë e botës. “Nuk besoj se po bëhet gjë në drejtim të promovimit, kështu që dhe ne si komponentë kryesorë të këngës po qëndrojmë në hije. Çdo përgatitje tani i kalon TVSH-së dhe janë ata që kanë peshën kryesore në këtë pikë. Unë jam informuar që vetëm Maqedonia ka investuar 350 mijë euro për promovimin e këngës përfaqësuese, ndërsa ne…”, thotë kompozitori Hila.
Femrat në shtrat nuk mendojnë më
Postuar në February 20, 2008 - Kategoria Të ndryshme | 2 Komente | Lexuar 679

Që femrat në shtrat e përdornin më shumë trurin se meshkujt, kjo dihej. Por që pasi e përdornin, e humbnin tërësisht, duke shuar madje dhe çelësin nervor, kjo është e re.
E bukura është se nuk bëhet fjalë vetëm për fjalë. Ata që përcaktuan që materia gri e femrës humbet funksionalitetin e saj në momentin kur ajo arrin kulmin e kënaqësisë, ishin një ekip studiuesish holandezë që në Kongresin “European Society of Human Reproduction and Embryology” treguan trurin e 12 çifteve midis 19 dhe 49 vjeç, ndërkohë që bënin seks.
10 mënyrat më të mira për të propozuar për martesë
Postuar në February 20, 2008 - Kategoria Të ndryshme | Shkruaj një Koment | Lexuar 398

Festa “zyrtare” e të dashuruarve mbaroi. Sipas legjendave urbane, sot është dita e beqarëve. Po kjo s’do të thotë se ata do të mbeten të tillë. Shumë njerëz që janë vetëm, mund të bien në dashuri dhe shumë shpejt të ndieni dëshirën për të bërë propozimin e madh, atë të martesës. Por përpara se të ndodhë një gjë e tillë, duhet pasur parasysh se ky propozim duhet të jetë unik e origjinal, diçka që do të mbetet gjithnjë në kujtesë.
Një sondazh të kohëve të fundit, 85 përqind e femrave janë shprehur se kanë mbetur të zhgënjyera nga mënyra se si bashkëshortët e tyre aktualë u kanë propozuar për martesë. Ndaj, kini parasysh se ky duhet të mbetet si një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së të dyve. Gjithashtu, duhet të keni parasysh se propozimet më të veçanta nuk kushtojnë dhe aq shumë.
Nëse jeni tip serioz dhe formal atëherë bëni një propozim formal. Nëse jeni një tip romantik duhet patjetër të përfshini romancën në propozim. E nëse të dy jeni tipa të guximshëm e të dhënë pas aventurave, atëherë zgjidhni diçka të pazakonshme siç është udhëtimi me balonë apo ngjitja në një mal të lartë. E rëndësishme është që të jeni krijues, ta habisni pafund të dashurën tuaj, e mbi të gjitha, të uleni në gjunjë në momentin që i jepni unazën.
Shpenzime të mëdha për Viagra
Postuar në February 16, 2008 - Kategoria Të ndryshme | Shkruaj një Koment | Lexuar 268

Harxhimet e shëndetësisë britanike për Viagra dhe për barna të tjera kundër impotencës janë rritur trefish gjatë gjashtë viteve të fundit.
Gjithnjë e më shumë meshkuj kërkojnë nga mjekët e tyre që t’u përshkruajnë barna për impotencë. Qeveria britanike, për shkak të kërkesës së madhe, ua ka ndaluar mjekëve që të shkruajnë më shumë se një pilulë në javë.
Supozohet se katër milionë meshkuj në Angli kanë probleme erektile. Vetëm gjatë vitit 2006 shëndetësia britanike ka shpenzuar 83 milionë euro për pilulat të cilat nxisin potencën.
Endrrat janë dëshira, por me drita të kuqe
Postuar në February 2, 2008 - Kategoria Të ndryshme | Shkruaj një Koment | Lexuar 456

Shkenca konfirmon: është normale të shohësh ëndrra erotike, që shpesh shoqërohen edhe me zgjim nga gjumi. Por janë mesazhe që duhen interpretuar. Ja disa prej ëndrrave më të “frekuentuara”
Është e vërtetuar nga studime të herëpashershme: tek femrat, ëndrrat erotike bashkë me ato të të rënit nga lartësi të ndryshme, zënë vendin e parë si ëndrrat më të shikuara.
Për fat të keq, në lidhje me ëndrra të tilla ekzistojnë akoma paragjykime, por ekspertët sigurojnë: të shohësh ëndrra me drita të kuqe nuk është aspak sjellje adoleshentësh. Të ëndërrosh një raport seksual me fantazi është shenjë e kontaktit të thellë me sferën afektive dhe seksuale.
Më thuaj si ha, të të them se si bën seks
Postuar në February 2, 2008 - Kategoria Të ndryshme | 4 Komente | Lexuar 773

Çokollata, luleshtrydhe fruta deti. Ka një sërë ushqimesh që ndezin erosin. Sidomos nëse kombinohen ashtu siç duhet. Siç ka dhe të tjera gjëra që shuajnë dëshirën
Nëse deri tani ke menduar se një vakt romantik do të thotë shumë verë, biftek dhe në fund një ëmbëlsirë me çokollatë, bën mirë të ndërrosh mendje. Sepse me këtë meny nuk do të bësh gjë tjetër veçse do të kalosh një natë në gjumë të rëndë. Planet për një mbrëmje romantike dhe seks, do të të duhet t’i lësh për një ditë tjetër. E pra mëso se mënyra më e mirë për të mbajtur të ndezur dëshirën seksuale është të hash lehtë.
keep looking »


