![]() |
Soni i NRG në Dhërmi me ish të fejuarën dhe miqtë
Postuar në September 2, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 31 Komente | Lexuar 1,245

Ka lënë studiot e radios dhe ka vrapuar për të shijuar diellin e nxehtë dhe ujin e mrekullueshëm të detit Jon në Dhërmi. E kemi fjalën për Sonin, djalin çapkën i cili njihet jo vetëm si këngëtar, por edhe si një tip me shumë humor. Por ka edhe një gjë tjetër që e bën të veçantë Sonin, fakti se nuk i ndahet shpirti nga ish e fejuara Arsa me të cilën ka preferuar që të kalojë edhe pushimet e verës.
Fundjavën e kaluar paparaci ynë i ka fiksuar ata së bashku me disa miq teksa zbaviteshin në ujin e kristaltë të plazhit të Dhërmiut. Dhe siç ndodh gjithmonë edhe nëpër pube, sapo ka parë paparacin, Soni ka filluar me shakatë e tij me miqtë në mënyrë që gjithçka të fiksohej në disa foto të cilat më pas do të publikoheshin në gazetën “Panorama”.
Ardit Gjebrea në pritje për t’u bërë baba për herë të dytë
Postuar në September 2, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 24 Komente | Lexuar 1,376

Anila, shtatzënë pas17 vitesh, familja Gjebrea konfirmon lajmin
Lajmi është befasues por edhe shumë i bukur. Kantautori i njohur Ardit Gjebrea pret të bëhet baba për herë të dytë. Dhe në ndryshim nga të gjitha zakonet alla shqiptare sipas të cilave “nëse ke ndër mënd të bësh fëmijë, bëji shpejt e shpejt”, duket se çifti ëndrrën në sirtar për të patur një fëmijë tjetër, e kanë mbajtur si të tillë deri në momentin e përshtatshëm për ta bërë realitet.
Dhe ja ku na vjen sot lajmi se Anila është tre muajshe shtatzënë dhe në familjen Gjebrea ka një atmosferë të papërshkruar gëzimi. Familja Gjebrea e ka pohuar ekskluzivisht këtë lajm për “Panorama Plus”, duke mos preferuar të japë detaje të mëtejshme për të ruajtur privatësinë familjare. Nëpër intervista të ndryshme Arditi gjithmonë ka shprehur dëshirën për të pasur edhe një fëmijë tjetër, ndërkohë që Joni rritej duke u bërë një burrë në familjen Gjebrea, kështu që një fëmijë i vogël, dukej se mungonte në atë shtëpi.
ARTA BAJRAMI: Video erotike në Jacuzzi
Postuar në August 14, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 160 Komente | Lexuar 14,692

Dorëzohet edhe kështjella intime e Arta Bajramit. Jo vetëm që më në fund është mësuar se kush është i dashuri i saj, por çifti tani është bërë protagonist me një video të nxehtë në faqet e internetit. Ajo nuk e fsheh asnjëherë sharmin e saj, por duket se këtë herë ka rënë pre e një videoje me imazhe erotike, që është shpërndarë ditët e fundit në youtube.
Madje, nuk bëhet fjalë për një, as për dy, por për plot 3 video, të cilat janë pjesë e një të tëre dhe rrëfejnë një bisedë që zhvillohet mes këngëtares dhe një mashkulli që thirret me nofkën Vali Corleone. Arta gjatë gjithë kohës qëndron e shtrirë në vaskën luksoze, e zhytur gjysmë nudo mes shkumës dhe bisedon shkujdesur, madje janë xhiruar edhe disa momente të dhomës ku ata kanë kaluar kohë së bashku. Në momente të veçanta në video duket sesi këngëtarja tenton të mbulojë gjoksin e saj, ndërkohë që këto pauza ndërpriten me disa gllënjka, teksa ajo ngre dorën për të pirë.
KLEDI KADIU: Pushime në Sardenjë
Postuar në August 12, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 6 Komente | Lexuar 678

Pasi ka harruar episodet e pakëndshme që pati së fundmi në Itali, balerini shqiptar, Kledi Kadiu, është duke shijuar disa momente relaksi në brigjet e Sardenjës. Paparacët kanë fiksuar balerinin shqiptar teksa pushonte, por jo vetëm kaq, pasi kanë zbuluar edhe një tjetër pasion të tij.
Pikërisht në periudhën e Lojërave Olimpike, djaloshi që pëlqen jashtë mase lëvizjet, nuk mund të rrijë në një vend. Në formë të plotë, ai nuk është ndier aspak keq para fotografëve, teksa ka ekspozuar trupin e tij, ashtu si vite më parë, në kalendarin “Pirelli”, por këtë herë balerini i njohur ka preferuar të qëndrojë më shumë duke u marrë me sport.
HUEYDA EL SAYED: Imazh biznesi në Francë
Postuar në August 12, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 8 Komente | Lexuar 574

Ditët në Paris për Hueyda El Sayed kanë pasur aq intensitet, sa duket se nuk ka gjetur kohë të pushojë. Një ofertë që i është bërë asaj së fundmi nga një kompani e njohur, e ka joshur atë të pozojë për të qenë imazhi i saj. Dhe duket se largimi nga Tirana, përveç mallit, këtë herë i ka bërë shumë mirë.
U largua atëherë kur shumë gjëra kishte nisur t’i bënte me shumë pasion, por forcën që kishte brenda, këtë herë po e përdor për një tjetër projekt, pikërisht duke qenë imazhi i një kompanie të njohur franceze. Miq të afërt të saj na rrëfejnë se ajo është duke xhiruar spotin e radhës për firmën e njohur “Chateau d’Ax” dhe kjo ka qenë një nga impenjimet që i ka marrë pjesën më të madhe të kohës. Nga studiot e xhirimit, setet e pafund të fotografive, nënshkrime kontratash, të cilat do të përfundojnë vetëm atëherë kur spotet të shfaqen nëpër televizione.
Elvana Gjata, nën hijen e mamasë
Postuar në August 12, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 74 Komente | Lexuar 3,110

Elvana Gjata duket se ka filluar të qëndrojë më shumë e shoqëruar nga prindërit e saj, pasi së fundmi gjatë një udhëtimi në Kosovë, ajo është parë të ishte me mamanë e saj në një koncert.
Duket se e ëma është edhe menaxherja e saj e momentit, prandaj edhe këngëtarja është nën shoqërinë e nënës së saj në çdo koncert.
FLAKA KRELANI vjen me një hit të ri
Postuar në August 12, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 16 Komente | Lexuar 468

Këngëtarja kosovare e muzikës rok, Flaka Krelani, është duke u përgatitur për një këngë të re, e cila pritet të lançohet së shpejti në treg.
Këto informata janë dhënë nga një burim shumë kofidencial afër artistes, i cili nuk ka dhënë sqarime në lidhje me titullin e këngës dhe zhanrin.
ÇILJETA XHILAGA femra më seksi
Postuar në August 12, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 86 Komente | Lexuar 3,438

Sipas një sondazhi të realizuar së fundi në një nga faqet e internetit, këngëtarja Çiljeta Xhilaga cilësohet nga votuesit si këngëtarja më seksi.
Në këtë sondazh kanë marrë pjesë rreth 3459 votues dhe pjesa më e madhe e atyre që kanë klikuar i kanë dhënë pikët maksimale Çiljetës, duke u ndjekur më pas nga Elvana Gjata.
Altuna Sejdiu sfidon në Vlorë DJ Mollela
Postuar në August 12, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 26 Komente | Lexuar 1,115

Fundja e shkuar ka qenë një sfidë e vërtetë për Altuna Sejdiun në Vlorë, pasi ishte ftuar për të kënduar në një nga lokalet e qytetit, ndërkohë që “konkurrohej” nga DJ Mollela.
Dhe duket se këngëtarja bukuroshe dhe mjaft e talentuar ia ka dalë mbanë, pasi ka tërhequr publikun më të madh, krahasuar me italianin që kishte zbarkuar në Vlorë, për të njëjtin qëllim.
Adelina Ismajli me bikini, shfaqet e vetme në Ulqin
Postuar në August 11, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 67 Komente | Lexuar 5,441

Pas përflitjeve për një zhdukje të dytë të Adelina Ismajlit nga skena dhe kënga, një tjetër shfaqje surprizuese e saj. Por kësaj here jo në skenë, por në një nga plazhet e Ulqinit. Këngëtarja e fotografuar nga paparaci ynë, në një nga plazhet e Ulqinit, në këmbë me rroba banje ngjyrë rozë. Me linjat perfekte si gjithmonë, Adelina duket se ka marrë ca rreze.
Ajo që bie në sy është se nuk mban asnjë aksesor, madje as syze dielli, dhe flokët i ka të mbledhura. Kjo është një nga daljet e pakta dhe të mistershme të këngëtares kosovare, simbol i seksit të bukur, që pas vrasjes së të dashurit.
Poni thyen heshtjen: Kësaj here vij nuse
Postuar në August 11, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 21 Komente | Lexuar 1,115

Prej muajsh flitej se këngëtarja vlonjate kishte “braktisur” për një periudhë të shkurtër ekranin, për t’iu përkushtuar skenave të koncerteve në Shqipëri dhe jashtë vendit. Por, ky moment pauze dhe zhdukjeje, tani është sfiduar nga vetë këngëtarja vlonjate.
Sepse Poni, ka menduar të hedhe në treg tre klipe, njëri pas tjetrit. Këto ditë të nxehta vere, ajo ka harruar pushimet dhe është nisur drejt Maqedonisë, ku në Manastirin e Ohrit, do të xhirojë klipin e ri me muzikë tërësisht tradicionale, kompozuar nga Edi Balili. Do të jetë një klip, i regjisorit me famë në Maqedoni, Aleksandër, i cili ka menduar të sjellë imazhin e një nuseje të bukur shqiptare, që martohet në manastir. “Nuk do të ndodhë çudia”, thotë Poni.
Erdhi momenti i ANJEZA SHAHINIT
Postuar në August 7, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 19 Komente | Lexuar 1,078

Pas Eurovizionit, nata e mbrëmshme, ka qenë më e rëndësishmja në karrierën e këngëtares Anjeza Shahini. Më në fund, ajo e mbajti premtimin e dhënë, duke publikuar albumin e saj të parë, i cili dje në mbrëmje u prezantua në një nga diskot verore në plazhin e Golemit. Plot 5 vjet që nga hera e parë që u ngjit në skenën e “Ethet e së premtes”, ku edhe u promovua si një ndër artistet më të talentuara, Anjeza sjell me vokalin e saj të fuqishëm 9 këngë, nën siglën “Erdhi momenti”.
Dhe sigurisht që ky ishte momenti i duhur për të sjellë këngë që flasin 100 për qind për dashurinë. “Këngët përmbajnë shumë pak trishtim apo lot dhe pjesa dërrmuese e tyre sjellin pjesën më të bukur të kësaj ndjenje”, është shprehur Anjeza, kthyer me vokalin e saj, emocionet që u ngjalli vite më parë gjithë shqiptarëve, kur u ngjit në skenën e Eurovizion.
Rrëfimet intime të ENKI SHABANI
Postuar në August 7, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 23 Komente | Lexuar 2,084

Disa faqe rrëfimesh, madje disa edhe nga jeta e saj sentimentale, pritet që të zbulojnë së afërmi shumë sekrete të jetës private të Enkit, vajzës bukuroshe, që prej kohësh është lançuar në tregun muzikor edhe si një artiste e talentuar.
Ajo rrëfen për “Panorama Gossip”, se shumë shpejt do të botojë një libër me poezi, një këngë të re të muzikës dance, si dhe shumë projekte të tjera, që do t’i shtojnë dinamikë jetës së saj. Ndërkohë që përsa i takon pushimeve, ajo do të zhvendoset këtë muaj në Brazil për disa ditë relaksi, por siç edhe na pohoi, do të jetë vetëm me disa mikesha të saj, pasi aktualisht nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj, ndërsa ato që fliten, janë vetëm thashetheme.
Edhe Berisha di të notojë
Postuar në August 7, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 33 Komente | Lexuar 1,438

Rezidencat qeveritare: Në dispozicion të politikanëve shqiptarë, mes tyre presidenti dhe kryeministri, janë në dispozicion disa nga vilat dhe rezidencat qeveritare mes të cilave në Dajt, Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Pogradec.
Më në fund edhe kryeministri Sali Berisha i është dorëzuar vapës së gushtit. Nëse është deklaruar së fundmi në media se kryeministri nuk bën asnjëherë pushime, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Ai duket se ka gjetur pakëz kohë të lirë për t’u kredhur në ujërat e ftohta të detit Jon, pikërisht pak metra poshtë rezidencës qeveritare në Dhërmi, ku ka qenë në fundjavë nën shoqërinë e familjes së tij. Berisha është freskuar në det, madje ka kaluar minuta të tëra në ujin e kripur, duke zbuluar kështu edhe një tjetër pasion të fshehur, atë të sportit të notit.
Por, nëse aty përqark nuk duhet të ishte i pranishëm askush, përveç një barke shoqëruese që i qëndron gjatë gjithë kohës nga afër. Por duket se një foto, origjina e së cilës nuk dihet ende ka fiksuar momentet verore të kryeministrit, madje edhe teksa ai ka qenë duke buzëqeshur përpara objektivit. Një buzëqeshje që nuk është shtrënguar as nga kripësia e detit, ndoshta për të pozuar ashtu siç ndodh ngado, me kolegët e tjerë të politikës në të gjithë Evropën dhe më gjerë, zakonisht para paparacëve.
AMARDA & ERMALI Blejnë shtëpi të re
Postuar në August 5, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 26 Komente | Lexuar 2,318

Ky sezon për Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin, ka qenë më i tensionuar për shkak të punëve të shumta, por edhe tejet i lumtur. Tani që biznesi i tyre është konsoliduar, ata më në fund kanë vendosur që përpos impenjimeve të ceremonive të shumta, të mendojnë edhe për strehën e tyre të dashurisë. Pikërisht, një çati, ku në darkë të shijojnë momentet e relaksit.
Madje, ata kanë mundur të finalizojnë ëndrrën e tyre, të kenë një shtëpi të tyren, e cila madje është arreduar sipas shijeve. Apartamenti, ndodhet pak hapa larg zyrave të “Ami Special Events”. Tani, që arredimi ka përfunduar totalisht, sapo gjejnë kohën e lirë, që të dy frymën e mbajnë nën strehën e dashurisë.


