NORA ISTREFI pushime në Ohër
Postuar në June 27, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 27 Komente | Lexuar 1,226

Zhvendosja e radhës e Nora Istrefit në Maqedoni, ka zgjatur pak më shumë jo vetëm për arsyet e videoklipit të saj të ri, por edhe për pak ditë pushime.
Ajo gjendet në Ohër të Maqedonisë me të fejuarin e saj prej disa ditësh, ndërkohë që ka lënë në pauzë realizimin e videoklipit, i cili është duke u realizuar nga një prej regjisorëve më të mirë serbë.
GENTA ISMAILI: Bezdiset nga fansat
Postuar në June 27, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 55 Komente | Lexuar 1,372

Këngëtarja Genta Ismaili është kthyer në Kosovë pasi ka mbajtur një turne të gjatë koncertesh në Amerikë. Bukuroshja ka qenë e pranishme në sfilatën “Dita e Modës së Prishtinës”, e cila u mbajt në kryeqytet.
Por ajo na është ndier aspak rehat nga fansat e saj, të cilët i kanë kërkuar gjatë gjithë kohës autografe dhe dëshironin të bënin foto me të. Kjo e ka detyruar këngëtaren që të lërë gjithçka në mes dhe të largohet, pas një ore qëndrimi në evenimentin më të rëndësishëm të modës kosovare.
ALMEDA ABAZI: Kurorëzohet Miss Shqipëria 2008
Postuar në June 27, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 22 Komente | Lexuar 1,248

Kalaja e Prezës ka bekuar bukuroshen e radhës të “Miss Shqipëria”. Ajo është Almeda Abazi nga kryeqyteti, e cila është vetëm 17 vjeçe dhe për një vit do të jetë ambasadorja e bukurisë në të gjitha evenimentet e spektakleve të bukurisë. Shoqëruesja e parë e “Miss Shqipëria” u zgjodh Hyselda Lloha, ndërsa shoqëruesja e dytë Arta Kamberi.
Përveç “Miss Shqipëria”, Julinda Morina u vlerësua me çmimin “Miss Buzëqeshja”, Kristi Ziçishti fitoi dy cmime “Miss Turizmi” dhe Miss Televota, Ina Spaho me “Miss Fotozhenia 2008”, “Miss Press” Eda Backa, “Miss Interneti” Eni Peqini, ku tri vajzat e para do të përfaqësojnë vendin në evenimentet respektive kudo në botë. Ndërkohë fituesja e “Miss Shqipëria”, pritet që të përfaqësojë vendin tonë në kompeticionin më të rëndësishëm, pikërisht në “Miss Globe International 2008”, ndërkohë që vajzat që fituan çmimet e tjera do të jenë të pranishme në të tjera evenimente të bukurisë në botë.
ERMAL FEJZULLAHU, blen një vilë 300 mijë euro
Postuar në June 27, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 34 Komente | Lexuar 1,719

Tani që edhe kanë nisur të dëgjohen të parat thashetheme për një lidhje dashurore, Ermal Fejzullahu ka vendosur që të jetojë i pavarur. Miq të tij të afërt kanë konfirmuar se nga kursimet e tij, të mbledhura nga koncertet, ai ka blerë një shtëpi të re, në zonën më të pasur të Prishtinës.
Por kjo nuk është aspak për t’u marrë në konsideratë, pasi vlera e shtëpisë është marramendëse. Plot 300 mijë euro për një apartament që duket se është edhe shtëpia e ëndrrave të Ermalit, për të jetuar i pavarur dhe larg familjes së tij, e cila deri më tash është kujdesur kaq shumë për Ermalin. Shtëpia e re e Ermalit ndodhet në fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, i cili po ndërtohet në Veternik, një zonë ku prej kohësh kanë prenotuar banesat e tyre, disa nga njerëzit më të pasur të Kosovës.
Soni Malaj:Bosi amerikan në ndjekje të këngëtares
Postuar në June 24, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 49 Komente | Lexuar 3,093

Interneti sot është më shumë se një urë komunikimi. Kështu ka rezultuar të paktën për Soni Malaj. Në një anketim në Internet për femrat beqare më të bukura, këngëtarja Malaj është klasifikuar e para. Titulli i madh ka tërhequr jo pak meshkuj. Kaq ka mjaftuar që në fotot e këngëtares të klikojnë pa fund.
E mes tyre edhe një biznesmen amerikan, i cili është tronditur nga bukuria e Sonit. Ai është marrosur kaq shumë sa pasi pa fotot e saj, shkarkoi këngët e saj dhe nuk e bëri të gjatë por u nis nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për në Shqipëri në kërkim të ëndrrës. E ka ndjekur nëpër koncerte dhe konkluzioni ishte “Soni është e mrekullueshme”. Jo vetëm e bukur por edhe profesioniste në muzikë.
Lexo më tepër
Alban Skënderaj sërish jo i mirëpritur në Kosovë
Postuar në June 24, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 96 Komente | Lexuar 1,705

Është e vërtetë që Alban Skënderaj sapo ka përfunduar me sukses turneun në Amerikë por një sukses i tillë nuk e ka ndjekur sërish në Kosovë. Që prej Dhjetorit e deri tani aty ka humbur shumë fansa.
Nuk iu besua askujt që do të vazhdonin të ishin keq deri sa mësuam se në Kosovë video e re e këngëtarit u votua e fundit nga shikuesit duke marrë vetëm 20 vota, një numër shumë i ulët krahasuar me vlerësimin e vendit të parë i cili mori mbi 140 vota.
Xhemi Shehu master në Londër
Postuar në June 24, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 11 Komente | Lexuar 1,147

Sa vjen dhe shtohen enigmat se ç’farë do të ndodhë me Xhemi Shehun gjatë sezonit të ri televiziv. Hamendësitë janë të shumta për rishfaqjen e ish-velinës së ‘Fixit’ në ekranin e ndonjë televizioni shqiptar.
Një mike e Shehut ka pohuar për “Bluetooth” planin sekret të së bukurës Xhemi.Disa ditë më parë ajo është parë në një nga baret e Tiranës nën shoqërinë e mikes së saj të vjetër Julinda Sharra e cila jeton në Londër.
Elvana, Këngëtarja bën promovimin e klipit në Prishtinë
Postuar në June 24, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 51 Komente | Lexuar 1,297

Ndryshe nga klipi, ku Elvana nxjerr në pah pjesët e saj më të “nxehta”, mbi gurët e bardhë të plazhit të Vlorës, ajo në promovim paraqitet tejet e thjeshtë. Me flokët e mbërthyera pas kokës, dhe një bluzë pambuku, Elvana ka pritur dhe ka gostitur miqtë e saj në Kosovë, të cilët ishin mbledhur për të parë produktin e fundit që Elvana nxjerr në treg, singëllin dhe video-klipin të quajtur “Vetes”.
Si edhe herët e tjera, edhe kësaj radhe ajo ka vendosur që klipin ta promovojë në Prishtinë. Gjithnjë e qeshur Elvana, ka folur me të gjithë, por më tepër ka qëndruar pranë Florit, i cili ka bërë muzikën dhe orkestrimin e këngës së saj të re. Ajo ka deklaruar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Florin, derisa këngët që i bën ai po i bëhen hite. Ndërsa është deklaruar tejet e kënaqur edhe me punën që kanë bërë produksioni kosovar “Pixels” me të cilin këngëtarja ka shënuar bashkëpunimin e tretë. “Skuadra që del, nuk ndërrohet”, ka pohuar Elvana duke shtuar se i pëlqen puna profesionale e këtij produksioni.
Supriza me e fundit e Vasa Lumes
Postuar në June 22, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 33 Komente | Lexuar 930

Këngëtarja kosovare Vesa Luma, ka filluar ta zgjerojë aktivitetin e saj muzikor, duke konkurruar edhe në festivale të rajonit. Përveç trojeve shqiptare ku Vesa është bërë mjaft e famshme pas pjesëmarrjes në spektaklin “Ethet e së Premtes mbrëma”, ajo tashmë ka filluar të jetë e kërkuar edhe jashtë vendit. Së fundi, Vesa ka marrë një ftesë nga organizatorët e festivalit të Novi Pazarit në Bosnjë, një nga festivalet më të suksesshme që mbahet në rajon.
Në një bisedë për “Bluetooth”, Vesa ka deklaruar se është shumë e lumtur që ka marrë ftesë dhe me gjithë qejf do të prezantohet në këtë festival, në të cilin marrin pjesë këngëtarë nga gjithë Ballkani. Festivali do të mbahet në fund të korrikut, ndërsa Vesa nuk ka vendosur ende se me cilën nga këngët e saj do të paraqitet. “Gjithsesi, kënga me të cilën do të prezantohem do të jetë në gjuhën shqipe”, - thotë ajo.
Bogdani, këtë vit pushime në Tajlandë
Postuar në June 22, 2008 - Kategoria VIP Shqiperia | 10 Komente | Lexuar 472

Vendet ekzotike duket se janë një pasion i tij. Një vit më parë, Erjon Bogdani ishte në Ishujt Maldive, në Oqeanin Indian, për të kaluar pushimet e verës me të dashurën e tij italiane.
Por, këtë herë sulmuesi i kombëtares duket se ka zgjedhur një destinacion tjetër, por jo më pak interesant. Bëhet fjalë për Tajlandën, një nga vendet më të vizituara prej turistëve europianë.
« go back — keep looking »



