Sonila Meço braktis ekranin e “Vizion +”

Postuar në May 10, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 6 Komente | Lexuar 565

Miqtë e saj tregojnë se ka shumë mundësi që Sonila të shkojë në televizionin “Klan” dhe këto ditë është në tratativa me presidentin e këtij televizioni për të filluar aty.

Sapo ka mbaruar programin e saj të kësaj të hëne, “Logos”, me një diskrecion të jashtëzakonshëm, Sonila Meço ka dhënë menjëherë dorëheqjen nga programi i saj i çdo të hëne, por edhe si folëse e edicionit qendror të lajmeve në televizionin “Vizion +”. Padyshim ky është një lajm që iu bëri përshtypje të gjithëve, pasi Sonila me të vërtetë ka lëvizur në disa televizione dhe kjo është mëse normale, por “Vizon +” është padiskutim televizioni që e promovoi fuqishëm imazhin e saj.

Mjafton të kujtoni veshjet që iu bënë autobuzëve të kryeqytetit me fotot e Sonilës, duke na ftuar që lajmet tani e mbrapa t’i ndjekim tek “Vizoni+”, sepse është Sonila, ose vendosja e reklamave gjigante në vende ku ka shumë lëvizje si në ndonjë qendër komerciale etj ku përsëri tregohejqë tek Vizioni ka ardhur Sonila. Nuk është sekret tashmë për askënd lidhja e ngushtë profesionale që Andi Bejtja, tani drejtor lajmesh tek “Klan”, (i larguar pak javë më parë nga “Vizion+”), ka me Sonila Meçon.

Lexo më tepër

Flori pas ndarjes bën jetë nate dhe “ngushëllohet” me Skandinavën

Postuar në May 10, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 22 Komente | Lexuar 1,350

Flori iu afrua miqve të vjetër të grupit “The dreams”, duke frekuentuar lokalet ku ata shkojnë zakonisht, ndërkohë që Soni u zhduk nga qarkullimi. Çfarë mund të kishte ndodhur me çiftin që shkëmbeu puthje të zjarrta në skenën e “Këngës Magjike”? Miqtë filluan të tregojnë se Soni dhe Flori nuk janë më bashkë, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk pranonte të prononcohej për mediat

Kemi folur kaq shumë për lidhjen e dy artistëve të njohur Flori Mumajesi dhe Soni Malaj, sa ishte e pamundur të bënim sikur s’ka ndodhur asgjë për ndarjen e tyre. Në fakt me lidhjen e tyre u bë mjaft show edhe gjatë netëve të festivalit “Kënga Magjike”, ku Soni dhe Flori këndonin një lëngë së bashku me muzikë të kompozuar nga Flori.

Të dy artistët janë lidhur së bashku rreth një vit më parë, kohë kur Soni po përgatiste albumin e saj tek studioja e Florit. Mesa duket orët e gjata të punës i kanë afruar të rinjtë, të cilët ishin miq prej shumë kohësh. Thuhet se në këtë kohë Flori po vuante për një lidhje dashurie e cila sapo kishte marrë fund dhe mbase Soni erdhi në kohën e duhur për të harruar të kaluarën.

Lexo më tepër

Ndahen Soni dhe Flori

Postuar në May 9, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 51 Komente | Lexuar 2,186

Sapo kemi mesuar se nje prej cifteve me te njohura te “Estrades shqiptare” jane ndare. Soni dhe Flori dy prej kengetareve me te suksesshem te viteve te fundit ne Shqipe, ndersa ne dukje te dashuruar marrezisht i kane thene “lamtumire” njeri-tjetrit. Burime shume te aferta me ciftin na e kane sjelle kete lajm, i cili ende nuk eshte konfirmuar nga Soni apo Flori.

Ne mendje po me vjen nje interviste e dhene prej tyre ku i pyeten “Jeni te dashuruar dhe qe ne momentin e pare i kendoni nje ndarjeje(Per kengen Fluturimi 3470)?” e pergjigja e tyre ish “Nuk eshte ndarje.

Lexo më tepër

Lirio Nushi se shpejti me nje album te ri “THE MY NOSTALGY”

Postuar në May 9, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 2 Komente | Lexuar 127

 

Se shpejti ne tregun nderkombetar muzikor me nji album te ri : «THE MY NOSTALGY», eshte titulli i diskut ku kompania muzikore  me e madhe ne bote «Sony Music» ka vendosur te promovoj me kontrate nji artist shqiptar.

Fotografi i njohur grek Nikos Karjotis ka fotografuar Lirion nudo per kopertinen e diksut dhe pozimi ne formen e nji prej busteve te antikitetit i pershtatet karakterit muzikor te ketij disku shume ndryshe nga sa jemi mesuar ta shohim deri tani.

Lexo më tepër

Besa fiton çmimin e madh të “Top Fest 5″

Postuar në May 5, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 61 Komente | Lexuar 2,151

Sërish një baladë dashurie vlerësohet maksimalisht në festivalin më të madh të muzikës moderne shqiptare

Besa është shpallur fituese e edicionit të 5-të të “Top Fest”, festivali më i madh i muzikës moderne shqiptare. Fjala është pikërisht për Besa Kokëdhimën, një këngëtare e afirmuar vitet e fundit haps pas hapi, e cila njëherësh fitoi dhe çmimin e më të votuarës në internet. Ajo u përfaqësua në këtë edicion me një ndër baladat më të bukura të dashurisë të titulluar “Engjëjt vrasin njësoj” duke iu bashkuar kështu dy baladave fituese në edicionin e dytë dhe të tretë, interpretuar nga Alban Skënderaj, e në të dytën së bashku me “Kthjellu”.

Lexo më tepër

Koncerti i “Elita 5”, një dështim i vërtetë

Postuar në May 5, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 31 Komente | Lexuar 986

Mungojnë spektatorët VIP dhe salla ishte pothuajse e zbrazur

Mbase mund të ketë qenë një punë jo e mirë e organizatorëve të koncertit të parë recital të grupit të njohur nga Maqedoni “Elita 5”, pasi duket gati-gati e pabesueshme që publiku ta ketë abandonuar këtë grup kaq të famshëm e të pëlqyer sepse nuk ju ka interesuar koncerti i tyre.

“Elita 5”, një grup me shumë eksperiencë të cilët kanë filluar të këndojnë që në vitin 1987, vendosën të japin një koncert recital mbas 17 vitesh njohje nga publiku shqiptar. Shtatë albumet e tyre dhe dy klipet janë të njohura dhe të pëlqyer nga të gjithë. Madje, mund të thuhet se “Elita 5” është një grup që ka kënaqur shijet e çdo gjenerate duke u pëlqyer nga të mëdhenjtë dhe të vegjlit.

Lexo më tepër

ONI: Si e tradhtova të dashurën me vajzën italiane

Postuar në May 5, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 6 Komente | Lexuar 699

Kam një skenë të tillë me njërën nga vajzat që njihem pas largimit nga Shqipëria dhe kështu tradhtoj të dashurën time me këtë vajzën e huaj që në fakt e luan një aktore italiane.

Ai ka marrë rrugën e emigracionit në jetën reale por mbas viteve 90 atëherë kur nuk rrezikoje jetën. Ndërsa çiklisti i Gjergj Xhuvanit arratiset para viteve 90, kur guximi mund të krahasohej me një çmenduri. Kështu modeli i njohur Oni Pustina provon një eksperiencë të re, atë në kinematografi. Ka qenë vetë ideja e regjizorit Xhuvani për t’i dhënë një rol Onit i cili jeton prej vitesh në shtetin fqinj, Itali.

Dhe duket se djali simpatik ka qenë me fat sepse përveç fatit të madh të të punuarit si aktor, ka rolin e një djali që të dashur ka një vajzë shumë të bukur, Irsa Demnerin, ndërsa kur kalon kufirin e tradhëton me një italiane me të cilën ka xhiruar dhe një skenë seksi. E kemi takuar Onin tek spektakli “Netët e Klipit” i ftuar nga Alda dhe Petri Bozo. Jeni në

Tiranë prej pak kohësh, ndonjë oferte ka bërë të lini Italinë dhe të jeni ketu?
Po, ishte nje propozim për të marë pjesë në një film shqiptar të regjizorit Gjergj Xhuvani.

Lexo më tepër

Dashuria e Shpat Kasapit me Norën e televizionit grek

Postuar në May 5, 2008 - Kategoria Nga Shqipëria | 40 Komente | Lexuar 1,192

Më datën 29 prill këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar special i emisionit të mëngjesit “Proino kafe” të drejtueses Eleonora Meleti, e cila nuk ka nguruar që të shprehte përpara miliona teleshikuesve grekë simpatinë që ka ndaj këngëtarit shqiptar, duke e cilësuar si një mashkull ideal me një zë brilantdhe shumë të zgjuar.

Këngëtari i famshëm shqiptar nis një karrierë brilante në Greqi. Pasi është prezantuar për herë të parë para publikut grek në ditën e Shën Valentinit në ekranin e kanalit më të madh grek, “Antena”.

Eshtë po ky kanal që ka ftuar përsëri yllin e muzikës shqiptare, Shpat Kasapi për të kënduar disa nga kënget e tij më të suksesshme, përpara teleshikuesve grekë. Ka qenë vetë bukuroshja Eleonara Meleti, shoë-girl i kanalit më të madh grek “Antena”, e cila ka preferuar që menjëherë pas festeve të Pashkëve greke nëstudion e saj të ketë të ftuarin special Shpat Kasapi.

Lexo më tepër

keep looking »

    Sponsor