Albanian Hotels

Feston 100 vjetorin duke u hedhur me parashute

Postuar në November 2, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 3 Komente | Lexuar 219

Feston 100 vjetorin duke u hedhur me parashute

Peggy McAlpine ka zgjedhur nje menyre te pazakonte per te festuar 100 vjetorin e saj. E moshuara angleze qe festoi ditelindjen ndersa ndodhej ne Qipro, u hodh me parashute nga nje mal i larte rreth 760 metra. Peggy shpreson se me iniciativen e saj do te thyeje rekordin si personi me i moshuar qe eshte hedhur me parashute.

Burimi: BalkanWeb

MISTIKA E NUMRAVE

Postuar në November 1, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 2 Komente | Lexuar 872

Besohet se numri si shifër, nuk shpreh vetëm sasinë, por ajo në vete përmban edhe porosinë e forcave mistike, andaj, çdo numër, përveç se ka cilësi të ndryshme, ka edhe frekuenca të caktuara rrezatuese energjetike.

Kinezët, si dhe popujt tjerë të lashtë, në filozofinë e tyre tradicionale, konsideronin se vetëm përmes kuptimit të numrave dhe të kombinimeve në mes tyre, mund të vërehet realiteti i përsosur hyjnor në Univers. Popujt e ndryshëm të lashtë gjithnjë kanë besuar se fjalët kanë fuqi të madhe të ndikimit tek të tjerët, por, një ndikim edhe më të madh se fjalët, ata ia vishnin numrave dhe fuqisë magjike të tyre Andaj, si një traditë e përcaktuar, assesi nuk preferohej që të tjerëve t’ju tregohet numri i saktë i anëtarëve të familjes, vitet e moshës, sa dele kanë, si dhe shënime tjera që shprehen me shifra numerike, duke ju frikuar fuqisë të paparashikueshme të veprimit të tyre në fatet njerëzore.
Ata çdo numër e kanë konsideruar se është në lëvizje e sipër, me tentim të avancoj kah numri më i madh, andaj, jo rastësisht, numrave të ndryshëm ju visheshin karakteristikat në formë të virtyteve njerëzore.
Disa popuj besonin se gjithë numrat e parë “tek” (1,3,5,7,9,11,13…) janë numra të pa fat, e nga ta, dallon veçanërisht numri 13, i cili është numri i JUDËS, e që njihet si tradhtar i Jezusit.
Numrat tek, gjithnjë janë konsideruar si numra mashkullorë, sepse janë të pandashëm, ndërsa numrat çift kishin atributin e femërores, sepse janë numra të pjesëtueshëm.
Romakët e vjetër aq ju janë larguar numrave çift, sa që edhe muajt në kalendarin e tyre ikishin 29, ose 31 ditë.

MISTIKA E NUMRAVE

Sikurse e cekëm edhe më lartë, që nga lashtësia, numrave ju përshkruhej domethënie e ndryshme mistike:

Numri NJË (1): konsiderohet si fillimi dhe sipas religjioneve monoteiste, se një është vetëm ZOTI;

Numri DY (2): është numri i të kundërtave, në mes krijuesit dhe të krijuarit, dritës me natës, materies dhe shpirtit, anës femërore dhe asaj mashkullore etj.; Lexo më tepër

Misteret e botës ! !

Postuar në November 1, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 1 Koment | Lexuar 505

Misteret e botës ! !Revista ekonomike amerikane “Forbes”, ka hartuar listën e këtyre vendeve më misterioze. Vendi që e fiton këtë klasifikim të pazakontë është kështjella Bran, në Brasov të Rumanisë. Legjenda tregon se në këtë vend ka jetuar Vladi i përgjakshëm, që nxiti Bram Stokerin në vitet 1800 të shkruante romanin “Dracula”. Vlad ishte një princ i tmerrshëm, që i vriste armiqtë dhe tradhtarët e dyshuar të tij me mënyra pak ortodokse. Sot, kështjella është kthyer në një muze, por sipas revistës “Forbes”, kjo nuk ia ka hequr aspak kështjellës atë mister që e rrethonte prej kohësh: “Nëse ecën në dhomat e kësaj kështjelle, shkruan revista, mund të rishohësh gjyqet kundër shtrigave, ekzekutimet me prerje koke dhe varjet në litar, që Vlad urdhëroi nga këto mure”.

KULLA E LONDRËS
Në vend të dytë renditet Kulla e Londrës. E ngritur në vitin 1078 nga Vilhelm Pushtuesi, prej qindra vitesh ajo përshkruhet si një vend shpirtrash: njëra prej këtyre historive rrëfen se edhe sot natën fantazma e Anna Bolenës, gruas së dytë të Henrikut VIII që u vra brenda këtyre mureve, shëtit në dhomat e kullës me kokën e prerë në duar, në kërkim të bashkëshortit të saj tradhtar, që e vrau vetëm sepse donte të martohej me një grua tjetër. Vendi i tretë më misterioz i botës janë katakombet e Parisit: edhe ato ndodhen pranë qendrës së qytetit dhe aty ndodhen skeletet e parizienëve që kanë jetuar në shekujt e kaluar. Në shekullin e XX-të janë kthyer në muze dhe janë të shumtë vizitorët që thonë se, në disa raste kanë parë fantazma, ose kanë dëgjuar britmat e njerëzve të vdekur.

Lexo më tepër

11 shprehjet më të rëndësishme filozofike

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria Kuriozitete | Shkruaj një Koment | Lexuar 766

Fjalë të mençura nga themeluesit më të famshëm të kohërave të filozofisë

“Jeta e pashqyrtuar, është më mirë të mos jetohet”

Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale. Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar. Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore.
Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni. Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij. Sokrati i përçmon kënaqësitë e shqisave, edhe pse është i ngazëllyer nga bukuria. Ai është i përkushtuar ndaj edukimit të qytetarëve të Athinës, edhe pse është indiferent ndaj djemve të tij. Konsiderohet si themeluesi i filozofisë perëndimore, dhe është praktikuesi me ndikim më të madh.

“Krijesat nuk duhet të shumohen pa qenë nevoja”

I njohur ndryshe si “Brisku Ockham”, ideja këtu është se nëse gjykojmë mes teorive konkurruese filozofike dhe shkencore, meqë gjithçka është e barabartë, atëherë duhet të preferojmë teorinë më të thjeshtë. Shkencëtarët flasin për katër forca në univers: graviteti, forca elektromagnetike, forca e fortë bërthamore dhe forca e dobët bërthamore. Ockham përpiqet të formulojë një teori unifikuese, një forcë e vetme që i mbledh që të katra. Lexo më tepër

10 sëmundjet më vdekjeprurëse në botë

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 1 Koment | Lexuar 712

Sëmundje të ndryshme e kanë shoqëruar njerëzimin që nga fillimet e tij e deri në ditët tona. Shumë prej tyre janë vënë nën kontroll, disa janë reduktuar plotësisht, por mbeten akoma ato sëmundje, të cilat janë akoma të tmerrshme në forcën e plotë të tyre. Që nga vitet 1970 janë më shumë se 20 sëmundje, të panjohura më parë, për të cilat ende nuk është identifikuar një trajtim i plotë dhe efektiv.

Raste të tyre shihen në çdo vend të botës, mjekësia po monitoron zhvillimin dhe po përpiqet çdo ditë e më tepër ta kufizojë përhapjen e sëmundjeve të tilla, si dhe të zbulojë vaksina e kura të reja, pa përmendur këtu zhvillimet më të fundit në progres: si inxhinieria gjenetike, zbulimi i plotë i gjenomit njerëzor (harta e gjeneve), manipulimet cito-molekulare e deri te nanoteknologjia në ndihmë të mjekësisë. Më poshtë radhiten më të rëndësishmet prej këtyre sëmundjeve, të cilat janë ndër më të rejat, të cilat sjellin frikë te ekspertët e mjekësisë si dhe në mbarë popullatën.

1-Virusi NIPAH

Ky virus e merr emrin nga vendi i zbulimit të tij në Nipah, Malajzi në vitin 1999. Megjithëse ka shkaktuar pak “shpërthime” aftësia e tij për t’u shndërruar dhe lëvizur nëpërmjet kafshëve e njerëzve dhe vdekshmëria e lartë e bën këtë virus nga më të tmerrshmit e sëmundjeve të reja. Mendohet se bartës është lakuriqi i natës, por sëmundja është parë edhe tek derrat, qentë e macet. Njerëzit e marrin këtë virus duke u ushqyer me mishin e kafshës së infektuar ose nga gërvishtjet e tyre. Periudha e inkubacionit është 4-18 ditë dhe në fillim duket si grip. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjellë konvulsione e më pas gjendje kome. Gjysma e të sëmurëve vdesin sepse për këtë sëmundje nuk ka trajtim për të. Deri tani 109 njerëz kanë vdekur. Lexo më tepër

30 vdekjet më të çuditshme në historinë e botës

Postuar në October 26, 2007 - Kategoria Kuriozitete | Shkruaj një Koment | Lexuar 946

Edhe pse askush nuk do të flasë për vdekjen, ajo është e pashmangshme. Nëse dëgjoni psikologët, ata do t’ju sugjeronin të flisnit sa më shumë për të, në mënyrë që të largonit çdo lloj fobie të krijuar më kot. Të tjerët e trajtojnë vdekjen nga një këndvështrim tjetër, duke bërë shaka me të. E vërteta është se kur ajo vjen, ne nuk do të jemi të vetëdijshëm për të, kështu që nuk ka arsye pse të trembemi nga diçka për të cilën nuk mund të bëjmë asgjë. Përgjegjësia jonë është të tregohemi të kujdesshëm dhe të bëjmë pjesën tonë.

Agjencia e lajmeve “Neatorama” ka përzgjedhur 30 vdekjet më të çuditshme në histori. Me siguri ju keni dëgjuar për raste të shumta edhe më qesharake dhe të pakujdesshme, por këto janë disi më të veçanta. Ndoshta pasi t’i keni lexuar do të mendoni ndryshe për jetën. Me siguri do të qeshni dhe vdekja nuk do t’ju duket më dhe aq e frikshme, por qesharake. Atëherë do ta vlerësoni edhe më shumë jetën duke treguar kujdes, që të mos merrni shembullin e personazheve të përmendur këtu.

Poeti kinez Li Po donte të përqafonte pasqyrimin e hënës në lumë. Askush prej njerëzve të arsyeshëm nuk do ta provonte, por natyrisht që ai ishte i dehur. E dinit se legjenda e Rusit Rasputin është se kanë tentuar ta vrasin në shumë raste, dhe gati në të gjitha prej tyre ka mbijetuar? Avokatët që përpiqen t’ia demonstrojnë situatën e vrasjes jurisë, duhet të tregojnë kujdes me armët, pasi Clement Vallandigham përdori një armë të mbushur, ndërsa shfajësonte të pandehurin e tij.

Lexo më tepër

Pizza me e kushtueshme ne bote, nga nje shqiptar

Postuar në October 11, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 2 Komente | Lexuar 311

Pizza me e kushtueshme ne bote
Ky lajme qarkullon prej kohesh ne web por ne vendosem ta publikojme sot per ate pjese qe akoma nuk jane ne dijeni.
Një shqiptar i cili jeton në New York, ka mahnitur qytetarët e këtij vendi me picën e tij e cila konsiderohet si me e shtrenjta në botë: ajo kushton vetëm 1.000 dollarë. Shqiptari, emri i të cilit është Nino Selimaj, me prejardhje nga Shqipëria, ka thënë se i është dashur një vit kërkim për të zbuluar përbërësit e duhur në mënyrë që të krijojë picën e mrekullueshme. Përbërësit kryesorë të picës së shqiptarit, janë katër lloje haviari, dhe gaforre deti. Pica ndahet në katër feta dhe secila ka lloje të ndryshme haviari perandorak.
Nëse kërkoni një picë të tillë, atëherë atë duhet ta porositni 24 orë përpara pasi ajo është krijuar vetëm për të pasurit duke qenë se çmimi është tepër i lartë. Selimaj shprehet se pica luksoze mund të porositet vetëm për raste të veçanta.

Burimi: welcomealbania.com

Kuriozitete

Postuar në October 11, 2007 - Kategoria Kuriozitete | 1 Koment | Lexuar 306

* Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.
* Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.
* Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.
* Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.
* Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
* Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.
* Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.
* Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.
* Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.
* Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.
* Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.
* Vetem mushkonjat femra piskojne.
* Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.
* 96% e sallatorit, eshte uje.
* Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.
* Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.
* Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.
* Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.
* Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.
* Eshte e Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.
* Fluturat shijojne me ane te kembeve.
* Delfinet flene me nje sy hapur.
* Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.
* Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.
* Ne trupin e njeriut muskuli me i forte eshte gjuha.
* Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.
* Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.
* Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.

Burimi: welcomealbania.com

Burrat me ze te ulet dhe te thelle, bejne me shume femije!

Postuar në October 11, 2007 - Kategoria Kuriozitete | Shkruaj një Koment | Lexuar 241

Burrat qe kane timbrin e zerit me te ulet edhe te thelle bejne me shume femij se ata me tone te larte dhe femerore. Zbulimi eshte i nje grupi kerkuesish nga 3 universitete amerikane dhe kanadeze: Harvard University ne Boston, McMaster University ne Kanada dhe Florida State University. Eshte i mundur qe ky avantazh seksual, me sukses me te madh ne riprodhim te mashkujt, nga zeri i thelle kane qe qene dhe motorri i evolucionit drejt dimorfizimit vokal, ose drejt diferencimit te zerave mashkullor dhe femeror. Duke regjistruar dhe analizuar 39 zera burrash dhe 52 grash me nje moshe nga 18 ne 55 vjec, qe i perkisnin nje tribuje afrikane qe jetojne sipas rregullave te paraardhesve tane te 200 000 vjet para, u zbulua qe meshkujt me timber zeri me te ulet kane nje numer me te madhe femijesh. “I veshtire te thuhet motivi i sakte i ketij fakti” kane pranuar autoret e kerkimit, “mund te jete qe keta meshkuj me fat te kene me shume sukses me femrat” (per kete arsye bejne me shume femije, duke pare qe ne tribu nuk perdoren kontraceptive). Me siguri qe studimi sygjeron qe diformizmi vokal ka evoluar me kalimin e mijra viteve, pikerisht fal zgjedhjes seksuale ne zgjedhjen e bashkeshortit me ane te zerit. Mbase me pare burrat dhe grate kishin timber zeri te ngjashem midis tyre.

Burimi: welcomealbania.com


Faqe 3 nga 3«123

    Partneret

    Reklama

    E-mail FALAS!!

    Email Falas 5000MB @thashetheme.com

    Njoftim

    Kujdes: Watermarks te vendosura mbi fotografite qe ndodhen ne kete faqe, jane vetem per arsye sigurie (parandalojne perdorimin e ketyre fotografive nga robote te ndryshem neper faqe te tjera) dhe nuk tregojne aspak autoresine e tyre. Autori i ketyre fotografive eshte i njejte me burimin e informacionit i cili permendet ne cdo artikull.

    Gjithashtu kjo NUK eshte faqja zyrtare e Big Brother Albania por nje Gazete Elektronike Shqiptare.