Shtiret si i verbër 40 vjet, për shkak të pensionit invalidor

Postuar në February 27, 2008 - Kategoria Kuriozitete | 4 Komente | Lexuar 417

Italiani shtatëdhjetëvjeçar, i cili 40 vjet është shtirur se është i verbër për të marrë pensionin invalidor, është kapur duke vozitur automjetin e tij, kanë njoftuar mediat italiane.

Shefi i policisë në qytetin Spezia në veri të Italisë, Massimo Giaramita ka thënë se policët gjatë kontrollit rutinor kanë ndalur “një person shumë nervoz”, pas së cilës i kanë kontrolluar regjistrin e tij të shëndetësisë dhe janë habitur kur kanë parë se në të shkruhet se ai është 100 për qind i verbër.

Lexo më tepër

Lind trinjakë për herë të dytë

Postuar në February 27, 2008 - Kategoria Kuriozitete | 5 Komente | Lexuar 499

Një gjashtëmbëdhjetëvjeçare argjentinase me emrin Pamela edhe pse ende nuk është as e rritur ka hiq më pak se shtatë fëmijë. Djalin e madh e ka lindur kur ishte 14-vjeçare, trinjakët e parë kur ishte 15, derisa trinjakët tjerë një vit më vonë, kanë njoftuar mediat e atjeshme.

Pamela për herë të parë ka lindur një djalë kur ishte vetëm 14 vjeçare, e më pas kur ishte pesëmbëdhjetëvjeçare ka lindur trinjakët e saj të parë. Gjasat që gruaja të lind një herë në jetë trinjakë janë 1:8000, prandaj Pamela në të vërtetë paraqet një fenomen.

Lexo më tepër

10 arsye pse duhet te qeshim

Postuar në February 16, 2008 - Kategoria Kuriozitete | 12 Komente | Lexuar 1,364

Te qeshim eshte menyra me e mire per te ndihmuar trupin tone te funksionoje sa me mire. Eshte nje shprehje e fytyres qe shpreh ndjeshmeri, dashuri dhe argetim. Me ane te buzeqeshjes permiresojme shendetin, rrisim bukurine dhe eleminojme stresin.

1 - E qeshura eshte ngjitese. Kur dikush qesh ndryshon humorin e te tjereve dhe i ben gjerat me te bukura. Nje njeri i qeshur mbart gezim mbi vete.

2 - E qeshura na ben te dukemi njerez te suksesshem. Njerezit e qeshur duken me te sigurte, dhe mbeshteten me shume nga te tjeret. Provoni te qeshni gjate nje mbledhje apo gjate nje takimi dhe njerezit do te sillen me ju ne menyre komplet ndryshe.

Lexo më tepër

E more vesh të fundit?

Postuar në January 24, 2008 - Kategoria Kuriozitete, Të ndryshme | Shkruaj një Koment | Lexuar 492

Nuk është thjesht një bisedë e këndshme mes shoqeve, ku të pëlqen të përgojosh të tjerët. Psikologët thonë se të merresh me thashetheme është pozitive, sepse….

Pëshpëritje nëpër zyra, fjalë të thëna shpejt e shpejt në vesh në kafen e pushimit të drekës. Për të mos folur pastaj për thashethemnajën e parukerive, kur merret nëpër gojë gjithë bota, të njohur e të panjohur. E nëse nuk ke qenë aty kur u tha e ç’nuk u tha për filan personazh televiziv, mos u bëj merak. Shoqja jote e ngushtë ka menduar edhe për këtë: mjafton një telefonatë dhe lajmi përhapet më shpejt se era. Sepse thashethemet u pëlqejnë të gjithëve.

Po përse na pëlqejnë aq shumë thashethemet, ato që ambientet snob i quajnë “rumors”?

Lexo më tepër

Muzika lehtëson frymëmarrjen

Postuar në January 21, 2008 - Kategoria Kuriozitete | Shkruaj një Koment | Lexuar 261

Disa këngë të bukura të lënë pa frymë, por të gjitha së bashku e përmirësojnë frymëmarrjen. Nga disa studime të një grup kërkuesish gjermanë, është vënë re se personat të cilët vuajnë nga bronkepleumonia kronike kanë pasur lehtësime në frymëmarrje gjatë dëgjimit të muzikës.

Gjatë këtyre studimeve është vënë re se pacientët të cilët dëgjonin muzikë me kufje dhe duke e shoqëruar me pak aktivitet fizik(ecje të lehtë) ndikonte në zvogëlimin e ndjenjës së bllokimit të frymëmarrjes. Edhe më përpara ishte vënë re se disa aspekte psikologjike ndikonin keq tek këta paciente por nuk arrihej të kuptohej se cilat ishin ato. Falë këtij eksperimenti tani ka një indikacjon, është ai: me muzikë vështirësitë ndjehen më pak.

Burimi: Gazeta Korrieri

Thashetheme V.I.P. 

Super varka me bio diesel

Postuar në January 21, 2008 - Kategoria Kuriozitete, Nga Bota | Shkruaj një Koment | Lexuar 364

Disa ditë më parë është folur për Earthrace, varka hiperteknologjike e cila do të jetë e zënë në një sfidë shumë të rëndësishme së shpejti, atë të përshkimit të botës në kohën më të shkurtër të mundshme me një karburant ekologjik. Është bërë i njohur një novacjon, se një pjesë e mirë e karburantit është siguruar nga vetë pjesëtarët e ekuipazhit. Jo, jo mos mendoni se është e tipit benzinë-urinë sepse në këtë rast bëhët fjalë për një pjesë jo shumë të nevojshme për trupin: dhjami.

Të tre pjesëtarët e ekuipazhit i janë nënshtruar një liposucioni (heqje e dhjamit nga trupi) duke i dhuruar varkës 2.5 gallonë të dhjamit trupor. Dhjami do të përdoret për të prodhuar 2 gallon karburant që do të bëjë të mundur lëvizjen e varkës për 9 milje.

Lexo më tepër

E keni kuptuar qe jetojme ne vitin 2008 kur…

Postuar në January 18, 2008 - Kategoria Kuriozitete, Të ndryshme | 5 Komente | Lexuar 509

Ja lista e disa gjerave qe na bejne te kuptojme se jemi ne vitin 2008:

1. Pa dashur fusni fjalekalimin tuaj ne mikrovale.
2. Prej vitesh nuk luani me solitaire me letra bixhozi te verteta.
3. Keni nje liste prej 15 personash ne telefonin tuaj qe duhet t’i takoni dhe vetem 5 prej tyre jane familjaret tuaj.
4. Chat-oni me kolegun tuaj qe ndodhet vetem gjysme metri larg nga tavolina juaj e punes.
5. Motivi pse keni humbur kontaktet me disa miq dhe familjare eshte se nuk keni adresen e tyre te email-it ku mund t’i kontaktoni.
6. Qendroni ne makine dhe me celular telefononi ne shtepi per te pare a ka njeri qe mund t’ju ndihmoje per te futur brenda gjerat qe keni blere.
Lexo më tepër

Cila është ana e duhur për t’u ngritur nga shtrati?

Postuar në January 17, 2008 - Kategoria Kuriozitete | 1 Koment | Lexuar 184

Ngritja nga ana e majtë në shtrat është ana e duhur për të kaluar një ditë të mirë. Shkencëtarët e gjumit dhe psikologët kanë mbledhur kokat së bashku për të analizuar mënyrën më të mirë për t’u ngritur në mëngjes. Krahu i majtë është më i miri, diskutojnë ata në studimin e marrë përsipër nga zinxhiri hotelier “Premier Inn”.

Eksperti Jan Cisek thotë se ana e majtë është e lidhur me gjithçka që është e shtrenjtë për njerëzit, familja, shëndeti, paratë dhe pushteti. Psikologu Pete Cohen thotë se kur flenë në anën e majtë njerëzit mendojnë në mënyrë të arsyeshme në ditën përpara. “Krahu i djathtë i trurit është përgjegjës për emocionet si frika dhe stresi, të cilat prishin mundësinë për të patur një ditë pozitive”, thotë ai.

Burimi: Gazeta Tirana Observer

Thashetheme V.I.P. 

keep looking »

    Sponsor