Shkelqimi pas daljes nga shtepia e “Big Brother”: Nuk kam manipuluar askënd
Postuar në May 7, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Intervista, Shkelqimi (i larguar) | 224 Komente | Lexuar 4,425

Shkëlqim, me gjithë këtë angazhim që ke në komunitetin rom, ndihesh më shumë rom apo shqiptar?
Ndihem shqiptar, por edhe rom. Kontibuti im tek ky komunitet i mrekullueshëm njerëzish, por që kanë mangësi në sistemin arsimor dhe shëndetësor me gjithë tiparet që vijnë nga kjo, më bën të them se ndihem rom, pasi ata janë njerëz shumë të mirë.
Kë ke rom, babain apo nënën?
S’kam asnjë. S’kam gjak rom, por them që ndihem i tillë nga kontributi, sepse shqiptarët dhe romët janë njerëz, vetëm se këta të fundit janë të diskriminuar dhe kanë nevojë për ndihmesë.
Si kanë qenë ditët e para pasi ke dalë? Lexo më tepër
Arbana Osmani: Sekretet e Big Brother Albania
Postuar në April 18, 2008 - Kategoria Arbana Osmani, Big Brother Albania, Intervista, Nga Shqipëria | 203 Komente | Lexuar 3,818

Arbana Osmani, një nga prezantueset më të njohura të ekranit shqiptar, në një eksperiencë të re shumë origjinale, duke vëzhguar dhe monitoruar jetën e përbashkët të banorëve të shtëpisë së Big Brother.
Një spektakël i ri i Top Channel, ku Arbana po kalon një tjetër provë të profesionalizmit. Në intervistën e dhënë për revistën “Shqip”, ajo tregon sekretet e suksesit të shtëpisë më të famshme të momentit, “Big Brother”, por na beson ne edhe disa sekrete private të saj.
Dëshiron shumë të mos jetë në qendër të vëmendjes së botës së show biz-it, megjithëse prej vitesh i është përkushtuar një karriere interesante në radio dhe televizion. Ka zgjedhur një profesion që e do dhe respekton, atë të gazetares dhe prezantueses dhe dëshiron të tërheqë vëmendjen vetëm me punën që bën dhe asnjë faktor tjetër rrethanor. I kanë besuar të drejtojë programin më të fuqishëm të “Top Channel” për momentin, “Big Brother”, një sprovë e parë kjo si për televizionin, ashtu edhe për vetë Arbanën, që deri tani duket se po ecën në rrugë të mbarë.
Ingridi, pas daljes nga shtepia e “Big Brtoher”: Nuk po arrij te rikthehem aty ku isha
Postuar në March 13, 2008 - Kategoria Big Brother Albania, Ingridi (e larguar), Intervista | 39 Komente | Lexuar 1,222

Prej disa ditesh, nuk jeni me pjese e shtepise se madhe te “Big Brother”, si ndiheni?
E traumatizuar (qesh), bej shaka. Ndihem ne dileme… Per nje moment ndjej se duhet te isha ende pjese e asaj loje, e ndersa ne nje tjeter moment mendoj: Shume mire qe ndodhi keshtu, sepse natyra ime nuk mund te perballonte ato qe po ndodhnin ne shtepi, ne drejtimin tim.
A te mungon shtepia e “Big Brother”?
Here pas here po…Kur bie te fle dhe kur zgjohem me kujtohet krevati im atje. Me merr malli edhe per njerezit me te cilet kam kaluar shume mire.
Mendon se duhet te kishe luftuar me teper?
Ju rrëfej të vërtetat e jetës sime private
Postuar në January 21, 2008 - Kategoria Intervista, Nga Shqipëria | 4 Komente | Lexuar 838

MAKINA LUKSOZE ME TË ARDHURAT E KONCERTEVE: Edhe pse nuk shfaqet shpesh në rrugët e Tiranës, kohët e fundit Poni ka nisur të jetë pasagjere në një makinë luksoze. Bëhet fjalë për një BMW X3, prodhim i vitit 2007, e cila prej pak kohësh është në pronësi të këngëtares. “Kam pritur deri tani për ta blerë makinën, sepse nuk doja të kisha tjetër, por vetëm një BMW X3”, tregon ajo duke shtuar se këtë makinë, me kilometrazh zero, e ka blerë me të ardhurat e koncerteve, që ka zhvilluar gjatë verës. Megjithatë edhe për pak kohë, Poni do të jetë pasagjere në makinën e saj, sepse ende nuk ka marrë patentën. Për këtë arsye do të vazhdojë të lëvizë me shoferin.
“Burrat shqiptarë e duan gruan gjithmonë pranë vetes”
E ndërsa prej kohësh është bërë subjekt i faqeve rozë të gazetave, duket se vetë Poni asnjëherë nuk ka preferuar të flasë për jetën private, apo më tej akoma të komentojë ato ç’ka janë shkruar rreth saj.
Impenjimet e shumta në fushën e muzikës dhe koncertet, si mënyra më e mirë për të qenë pranë fansave e kanë bërë, që shpesh të ndjejë dëshirën për të qenë e shkëputur nga jeta mediatike. Megjithatë duke qenë personazh publik, gjithsesi ajo nuk ka mundur t’i shpëtojë lajmeve, që me ose pa dëshirën e saj shkruhen në faqet e shtypit. Këngëtarja pranon të tregojë të vërtetat në lidhje me thashethemet rreth saj.
Ish-fituesi i “Kafazit”: Ndoshta në 2008-n martohem
Postuar në January 17, 2008 - Kategoria Intervista, Nga Shqipëria | 4 Komente | Lexuar 371

BENI NGA YRSHEKU MERR OFERTË PËR KREUN E KOMUNËS SË KASHARIT
Ende nuk është ‘ven itur’ nga kujtesa e publikut të gjerë, djali 34 vjeçar nga Yrsheku i cili rrëmbeu simpatinë e të gjithëve duke u shndërruar në fistuesin e edicionit të dytë të “kafazit të Artë”. Me të përfunduar gara, filloi dhe ambicia njëkohësisht dhe impenjimi i djalit nga Yrsheku për t’u ngritur gjithmonë e më lart në punën e tij. Aktualisht punonjës në “Qendrën e Kontrollit të Barnave”, Arben Çeçës i është propozuar një ofertë mjaft interesante, ajo e kandidatit për kryetar të komunës së Kasharit.
I pëlqen mjaft kjo ofertë të cilën e ka marrë me shumë seriozitet por pritet konkretizimi i saj në sajë të vënies në vend të disa çështjeve të mbetura pezull. Ndër të tjera, në këtë intervistë Arbeni tregon për jetën e tij aktualisht dhe në hyrje të këtij viti të ri, rrëfen planet e tij, siç thotë dhe vetë krijimin e një familje në 2008- n që konsiderohet një vit çift.
ENKI: E VëRtEta E histORisë ME shkëLZEn BERishën
Postuar në January 16, 2008 - Kategoria Intervista, Nga Shqipëria | 9 Komente | Lexuar 1,156

Vajza e njohur përmes bëmave të “Kafazit të artë 5”, më në fund bëri realitet ëndrrën e saj në sirtar. Një këngë shoqëruar me një videoklip të realizuar në Maqedoni, i dhanë disa pikë më tepër emrit të Enki Shabanit, e cila ditët e fundit është bërë objekt i medias, për shkak të një lidhjeje intime që përfl itet mes saj dhe djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Në këtë intervistë, ajo nuk ngurron të japë më shumë detaje rreth këtij lajmi rozë, projekti ambicioz i radhës dhe marrëdhëniet me motrën e madhe, Elda Shabanin.
Një këngë dhe një videoklip që u prezantuan natën e 31 dhjetorit. Kjo nismë e juaja vjen pas famës që morët gjatë pjesëmarrjes në “Kafazin e artë 5”, apo e kishit menduar më parë një gjë të tillë? “Kisha kohë që doja të realizoja një këngë dhe më në fund ia dola mbanë. Është një këngë që unë e kam shumë përzemër dhe që të dilte diçka cilësore, zgjodha bashkëpunimin me Flori Mumajesin.
Arjan Cani:Kur më imitojnë më bëjnë publicitet falas
Postuar në January 12, 2008 - Kategoria Intervista, Nga Shqipëria | 9 Komente | Lexuar 491

Publiku në studion time ngjan me derra, por të lezetshëm
Thuhet që në televizion nuk ka rrugë mesme: ose do jesh i pëlqyer ose i urryer dhe ndër emrat e pëlqyer që ne duam t’i shohim në ekran është padyshim edhe ai i Arian Çanit. Kjo për formulën e veçantë të pagëzuar “Zonë e lirë” si dhe për komunikimin e këndshëm që ai ndërton jo vetëm me të ftuarit, por edhe me publikun që e ndjek nga ekrani. Emisioni ngjan me një kostum që i rri perfekt moderatorit të tij aq sa askush tjetër nuk mund të imagjinohej në atë karrike. E megjithatë Ariani tregon se edhe aty vështirësi ka…
Keni hyrë në vitin e pestë të emisionit tuaj “Zonë e Lirë”… si lindi dhe si ka ndryshuar nga viti në vit kjo formulë kaq e suksesshme…? Nuk lindi papritur. Kisha disa vite që mendoja për ta përshtatur dhe hedhur në tregun shqiptar këtë formule të Ardisonit, njeriut që më ka mësuar shumë vite më parë shkollën e tij televizive… “Zonë e Lirë” nisi në TVA në tetor 2003 dhe për këtë nuk do harroj asnjëherë të falënderoj bosin e atij ekrani në atë kohë, Artan Sevrani, i cili e besoi pothuajse me sy mbyllur projektin tim dhe më dha drite jeshile që unë të eksperimentoja “Zonën e Lirë”…
Pendimi i Xhemit
Postuar në January 12, 2008 - Kategoria Intervista, Nga Shqipëria | 6 Komente | Lexuar 595

Nese do t’i jepnin nje shans te dyte per t’ia nisur edhe nje here nga fillimi karrieren televizive, Xhemi Shehu nuk do te kishte pranuar me kurre te behej Velina e “Fiks Fare”. Eshte penduar per gjithcka ka bere me pare. Ndaj, tani po perpiqet te realizoje gjera me serioze. Te cilat ajo na i zbulon ne kete interviste.
Xhemi Shehun, bukuroshen qe u be sa hap e mbyll syte e famshme, prej Top Channel-it, e qe me pas do te shfaqej dhe ne ekranet italiane, tani nuk ke me asnje shans ta shikosh ne ndonje spektakel a emision televiziv. Duket se ka hequr dore nga jeta prej veline, qe bente dikur. Ndaj me shume se neper studiot televizive apo kafenete luksoze te Tiranes tani e gjen ne mjediset e Universitetit Evropian te Tiranes.
E pa trukuar dhe e veshur sportive, kalon oret duke ndjekur me kujdes leksionet e seminaret e duke lexuar ne biblioteken e shkolles. Tashme eshte e bindur t’i perfundoje studimet e te mund ta marre me ne fund nje diplome, ndersa kjo eshte e treta here qe nis universitetin.
keep looking »

