![]() |
Familjet mbretërore më të pasura të botës
Postuar në January 10, 2008 - Kategoria Kuriozitete, VIP Bota | 4 Komente | Lexuar 1,369

Në filmin e vitit të kaluar “Mbretëresha”, film mbi Elizabetën II, shfaqej mënyra luksoze e jetesës së mbretëreshës dhe kështjellat e shërbëtorët e panumërt. Një bollëk për të patur zili, por që ka konkurrentë. Kjo për arsye se Elizabeta II vjen e 11-ta në listën e familjeve mbretërore më të pasura të botës nga revista “Forbes”. Sidoqoftë mbretëresha Elizabeta II mund të ngushëllohet me faktin se është sundimtarja femër më e pasur e botës dhe një ndër dy femrat që janë pjesë e listës. Në vend të parë qëndron sulltani i Bruneit me 22 miliardë dollarë, një pasuri kjo, 36 herë më e madhe se e mbretëreshës së Anglisë.
Rihanna, e lodhur nga thashethemet
Postuar në December 26, 2007 - Kategoria VIP Bota | 15 Komente | Lexuar 864

Një tjetër viktimë e thasheth emeve. Rihanna është e lodhur së qëni e etiketuar si një thithëse meshkujsh dhe me një numër të madh flirtesh mbi shpatulla. Në fillim rapper-i Jay-Z, pastaj aktori Shia Laboeuf, tani Josh Hartnett. Të gjitha të pavërteta. Sipas këngëtares, këto histori nuk kanë ekzistuar asnjëherë. Këta meshkuj janë miq të saj, apo i ka frekuentuar për pak kohë, por me zemrën e saj nuk kanë aspak lidhje.
“Mjaftoi të takoja Josh për pak minuta, e një ditë më pas m’u desh të lexoja në gazetë që ishim përqafuar dhe puthur në mënyrë pasionante, – ka shpjeguar Rihanna. – Kështu nuk mund të vazhdohet. Herë tjetër duhet të jenë më të zotë për të zbuluar të vërtetën”.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Beyonce e Jay-Z, burrë e grua?
Postuar në December 26, 2007 - Kategoria VIP Bota | 6 Komente | Lexuar 282

Të dashuruarit duhet t’i kenë thënë njëri-tjetrit “Po” në Paris, por pa zhurmën e medias. Beyonce Knowles dhe Jay-Z duhet të jenë tashmë burrë e grua. Çifti, sipas një burimi anonim, është më se i lumtur pas celebrimit të martesës në një ceremoni private në ambientet franceze. “Nuk kanë dashur në asnjë mënyrë të kishin pranë vëmendjen e medias. Kanë preferuar diçka mjaft romantike dhe mjaft intime dhe kështu që e kanë realizuar atë çfarë dëshironin më se privatisht”, - ka pohuar burimi. Beyonce dhe Jay-Z kanë nisur lidhjen e tyre qysh në vitin 2002. Majin e kaluar, gjatë pushimeve në Cannes, reper- i i ka kërkuar bukuroshes dorën. Por tani është realizuar gjithçka, nëse është realizuar vërtet, kuptohet…
Burimi: Gazeta Shqiptare
Avril lë koncertin e saj për Spice
Postuar në December 26, 2007 - Kategoria VIP Bota | 3 Komente | Lexuar 291

Avril Lavigne në Burnaby, në Cana da, ka zhgënjyer mjaft fansa të vet, të cilët kishin asistuar në koncertin e saj të bamirësisë. Lavigne ka kënduar në fakt vetëm dy pjesë, dhe para se të brtaktiste gjithçka u shpreh se: “Më falni, por janë Spice Girls dhe nuk mund t’i humbas pa i parë…”. Pastaj është nisur për në Vancuover, mes 20 mijë spektatorëve, që duartrokisnin rikthimin e Spice Girls. Lavigne, lindur 23 vjet më parë pikërisht në Kanada, në shtetin e Ontario, është njëfarë idhulli për vendin e saj. Për këtë arsye, fansat e saj janë çuditur kur ajo i ka braktisur ata për të ndjekur Spice, më 2 dhjetor që kishin koncert në të njëjtën ditë me të.
Burumi: Gazeta Shqiptare
Stinë e re divorci për Pamela Anderson
Postuar në December 26, 2007 - Kategoria VIP Bota | 3 Komente | Lexuar 315

E pabesueshme, por e vërtetë: Pas mar tesës së dështuar me Kid Rock, Pamela Anderson, vetëm dy muaj pas martesës me Rick Salomon (u martuan më 6 tetor në Las Vegas), është rikthyer në gjykatë për të kërkuar divorcin. Të premten e shkuar, seks bomba ka paraqitur kërkesën për divorc në gjykatën e Los Angeles, duke pohuar se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk mund të qëndrojnë së bashku, për shkak të mjaft ndryshimeve në pikëpamjet e tyre.
E çuditshme në fakt. Pasi pas kësaj kërkese, vetëm tri ditë më pas, çifti është parë së bashku duke bërë pazar dhe më pas ka shkruar në faqen e saj të internetit : “P.S. Jemi duke u përpjekur t’i vëmë gjërat sërish në vendin e tyre”. Të shohim se çfarë do të ndodhë.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Beckham pozon me të mbathura
Postuar në December 17, 2007 - Kategoria VIP Bota | Shkruaj një Koment | Lexuar 271

Gjithmonë e më larg nga fusha e futbollit, David Beckham ia arrin të fitojë personalizmin që i është bërë me “Topi i Artë”. Në fakt nëse do të shihni fushatën e re publicitare të veshjeve intime të stilistit Giorgio Armani, do konstatoni se futbollisti i Los Angeles, Galaxy, titullin e meriton në “gjithçka”.
Çfarë kanë blerë VIP-at për Krishtlindje
Postuar në December 14, 2007 - Kategoria VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 367

Cilat janë dhuratat e preferuara të personazheve të famshëm të artit dhe sportit? Ato variojnë që nga qentë e vegjël, zvogëlime në masën e gjoksit dhe boshatisje të dyqanit “Harrods”. Krishtlindjet janë vërtet stina e shpenzimeve në botën ekskluzive të celebriteteve. Victoria Beckam nuk kursehet kur bëhet fjalë për bashkëshortin e saj të dashur. Një herë i dhuroi një makinë “Rolls Royce Phantom” për Krishtlindje. Këngëtarja e “Spice Girls” nuk mendohet dy herë as për fëmijët. Vetëm në një rast festash ajo shpenzon 25 mijë paund për ta.
Ndryshe janë gjërat në shtëpinë Ritchie. Bashkëshorti i Madonës thotë se fëmijët hapin vetëm tre dhurata secili për Krishtlindje. Ky është rregulli i vendosur nga prindërit. “Për sa kohë që fëmijët marrin tre dhurata për Krishtlindje, të gjithë janë të lumtur”, thotë Guy Ritchie. Sa për vlerën e tyre, familja mbetet gojëkyçur. Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez dikur i bleu bashkëshortit, Marc Anthony një “Spyker C8”, që i kushtoi 185 mijë paund, duke vërtetuar se edhe pse dashuria nuk kushton hiçgjë, automjetet e mira janë të shtrenjta.
Këngëtari Elton John një herë e ofroi veten për 750 mijë paund. Koha në dispozicion të blerësit ishte 90 minuta për një koncert privat, por të paktën fitimet shkuan për bamirësi. Milionerja e hoteleve “Hilton” është ftuar në disa prej festave më ekskluzive të Krishtlindjeve në Hollivud, por kjo s’do të thotë se merr edhe dhurata të mira. Më të preferuarat për të janë konet.
Victoria Beckham
Victoria Beckham i dhuroi dikur bashkëshortit, David një “Rolls Royce Phantom” që kushtoi 265,500 paund. Për dhuratat e fëmijëve shpenzon 25 mijë paund.
Britney Spears, e akuzuar për vjedhje
Postuar në December 10, 2007 - Kategoria VIP Bota | 1 Koment | Lexuar 334

Ekzibizioniste, shkakton probleme dhe zhurmë?! Gjatë festimeve të or ganizuara për ditëlindjen e saj, Britney Spears ka vjedhur plot katër pallto me vlerë 28.200 dollarë, që ia ka dhuruar vetes së saj dhe mikeshave të veta. Kjo ka ndodhur gjatë festës, kur ish-mbretëresha e pop-it ka hyrë në gardërobë, dhe përveç palltos së saj, Britney ka marrë edhe 4 pallto të tjera dhe është akuzuar për vjedhje. E në fakt, nuk është hera e parë që Spears akuzohet për vjedhje. Muajin e shkuar këngëtarja u ndalua në daljen e një dyqani, pasi kishte vjedhur nga një manekinë një paruke. Këtë herë duket se ja ka dalë mirë. Gjatë mega festës së ditëlindjes së saj, në një lokal në Los Angeles, me mjaft emra të showbiz, Spears rrëmbeu katër pallto të bardha të stiluara nga Katja Berglund.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Minogue, në dritaret e një lokali strip
Postuar në December 10, 2007 - Kategoria VIP Bota | Shkruaj një Koment | Lexuar 208

Avokatët e Kylie Minogue kanë paditur një klub striptizmi në Australi, pasi në dritaret e tij, për të tërhequr njerëzit në lokal kanë vendosur një foto të popstarit, e veshur vetëm me të brendshme transparente. Për avokatët, imazhet të bëjnë të mendosh se Kylie tërheq tregun me ngjyra të kuqe. “Nuk është Minogue, është një sozi e përkryer e saj”, - kanë justifikuar veten pronarët e klubit. Imazhet sipas tyre janë shkarkuar nga Interneti dhe nuk i ngjajnë shumë atij të Kylie. Gjithsesi, koha do të tregojë nëse avokatët e këngëtares kanë të drejtë apo jo.
Burimi: Gazeta Shqiptare
“Nudo për të treguar një trup normal”
Postuar në December 3, 2007 - Kategoria VIP Bota | 3 Komente | Lexuar 404

Mikja e Paris Hilton, aktorja, Kim Kardashian ka shtuar një pikë në kurikulumin e saj, ka pozuar nudo për numrin e dhjetorit të revistës “Playboy”. Për t\iu përgjigjur polemikave që kanë shpërthyer, aktorja ka thënë se nuk e bëra për para, por më tepër për tu treguar një femër të shëndetshme të gjitha atyre që janë të fiksuara pas dobësimit. “Nuk jam elegante siç janë mësuar të shohin njerëzit, thotë ajo. Vajzat kanë nevojë të shohin edhe një trup normal”.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Paris tregon të ndenjurat: Ajo ka haruar te vesh te brendshme!
Postuar në December 3, 2007 - Kategoria VIP Bota | 3 Komente | Lexuar 278

Paris ka dalë me nxitim? Nëse e sheh me vëmendje veshjen e pasani kes, vë re se ajo ka harruar të veshë të brendshme. Duke ecur me një veshje të shkurtër, ka bërë hapa jo të vegjël duke na dhënë si dhuratë “të pasmet e saj të bukura”. Paris nuk ka harruar asnjë nga aksesorët e saj në fakt, çantën, syzet e diellit, e gjithçka tjetër, përveç… nuk dihet nëse ajo po përpiqet të ndjekë modën e Britney apo ndihet më mirë pa të brendshmet!
Burimi: Gazeta Shqiptare
Hamilton “i kapur” me Naomin
Postuar në December 3, 2007 - Kategoria VIP Bota | Shkruaj një Koment | Lexuar 138

Një femër ikën dhe një tjetër vjen për Lewis Hamilton. E këtë herë radhën e kishte Naomi Campbell. Piloti i Formula 1 dhe topmodelja kanë përfundu ar në flash-in e aparatit, edhe pse janë përpjekur të fshihen. Ka qenë Naomi, ajo që fillimisht ka qeshur dhe më pas është përpjekur të fshihet. Edhe Lewis ka mbuluar fytyrën, por paparacët kanë “qëlluar”. Pas një mbrëmjeje gala në “Camden Roundhouse”, sipas “Daily Mail”, të dy kanë hyrë në “Dorchester Hotel” në Londër, duke upërpjekur të mos binin në sy.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Christina Aguilera pa të brendshme
Postuar në November 27, 2007 - Kategoria VIP Bota | 3 Komente | Lexuar 481

Do të bëhet nënë në janar, por jo për këtë gjë Christina Aguilera është më pak seksi. Këtë herë, megjithatë e ka ekzagjeruar pak. Ka festuar më 19 nëntor përvjetorin e dytë të martesës me Jordan Bratman, e ndërkohë ka harruar të mbathurat në shtëpi. Në dalje të restorantit “Amalfi”, në Hollywood, këngëtarja ndërsa zbret nga makina ka hapur pak më tepër se duhet këmbët, duke na treguar pa dashje edhe pjesët e saj më intime. Domethënë, një darkë romantike dhe në fund një surprizë.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Hera e parë e Britney? 14 vjeç
Postuar në November 27, 2007 - Kategoria VIP Bota | 2 Komente | Lexuar 395

Akoma spekulime për Britney Spears. Këtë herë ka qenë një nga avokatët e saj, Eric Ervin, që ka dhënë një intervistë shokuese për një revistë amerikane. Ai akuzon pop-star-in se e ka humbur virgjërinë qysh kur ka qenë 14 vjeç, para moshës së lejueshme. Sipas tij, imazhi i këngëtares virgjëreshë përpara se ajo të martohej, ishte një armë e përdorur nga këngëtarja për publicitet. Sipas tij, kur ajo ishte me Justin Timberlake, që zyrtarisht ishte i dashuri i saj i parë, ajo përpiqej të ishte sa më e fshehtë kjo historidhe e ruante me fanatizëm intimitetin e saj.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Sarah Carmen: vajza qe ka 200 orgazma ne dite
Postuar në November 18, 2007 - Kategoria VIP Bota | 7 Komente | Lexuar 752
Dyqind orgazma ne dite, te shkaktuara nga cfaredolloj vibrimi i perceptuar: nga kalimi i nje treni, nga nje tharese flokesh madje edhe nga zhurma monotone e nje makine fotokopjuese. Ky eshte fati i Sarah Carmen, nje 24 vjecare londineze e semure me “Permanent Sexual Arousal Syndrome” (PSAS) - semundje e cila ben shtimin e fluksit te gjakut ne organet seksuale. Vajza ka vendosur te deshmoje historine e saj ne News of the World.
«Nganjehere bej aq shume seks sa merzitem - ka treguar vajza ne nje interviste 40 minuteshe, gjate se ciles ka pasur 5 orgazma - por do te thoja qe meshkujt me te cilet shkoj nuk duhet te mundohen shume me mua, sepse arrij kenaqesine shume lehte».
Sarah ka filluar te vuaje nga kjo sindrome ne moshen 19 vjecare, pasi ka ndjekur nje kure ku ka perdorur disa antidepresive dhe eshte e bindur se kane qene keto ilace qe ne nje menyre apo ne nje tjeter i kane shkaktuar kete problem: «Vetem disa jave pasi i kisha marre ilacet fillova te ndjehesha gjithmone e me shume e eksituar dhe te kisha orgazma pa fund. Me kujtohet kur isha ne shtrat me te dashurin, ishim duke kryer marredhenie prej disa oresh dhe ai u habit kur u kujtua se sa here kisha arritur ne orgazem. Por pastaj, ndodhi edhe pas seksit. Po mendoja per ate qe kishim bere ne shtrat dhe fillova te ndjehesha gjithmone e me e eksituar, deri kur arrita kulmin. Per 6 muaj me rradhe kam patur 150 orgazma ne dite dhe tani kam te pakten 200».





